Activities
Rrjeti POP përmbyll me sukses gjashtëmujorin e parë dhe planifikon hapat e radhës
Pas një gjashtëmujori intensiv me punë në terren, forume publike dhe veprimtari monitorimi e advokimi për zbatimin e Kontratës Sociale në 10 bashki të vendit, partnerët e Rrjetit POP janë tashmë në proces planifikimi për gjashtëmujorin e dytë të vitit.
Demokracia vendore, transparenca dhe angazhimi qytetar mbeten në qendër të punës sonë të përbashkët, duke reflektuar përparimet, sfidat dhe përvojat e deritanishme në nivel vendor.
Gjatë javes qe lame pas u zhvilluan takime individuale me të gjitha organizatat partnere të Rrjetit POP, të realizuara online në kuadër të vlerësimit të punës për periudhën janar-qershor dhe planifikimit të vijueshëm për muajt në vazhdim. Këto takime shërbyen si një hapësirë e vlefshme për analizën e ecurisë, ndarjen e përvojave dhe rezultateve konkrete nga puna në komunitet.
Faleminderit të gjitha organizatave për transparencën, angazhimin dhe energjinë e treguar në çdo hap të këtij procesi, duke kontribuar për një demokraci vendore më funksionale dhe përfshirëse.
Rrjeti POP do të vijojë bashkëpunimin me të njëjtin përkushtim dhe vizion të përbashkët: të bëhemi më të fortë së bashku!
Faleminderit Olof Palmes Internationella Center dhe Ambasadës së Suedisë në Tiranë për mbështetjen e vazhdueshme.
#KontrataSociale #RrjetiPOP
GADC
Research and Papers






