Takim me gratë punonjëse në sektorin fason- 30 Qershor 2025

Më 30 qershor, Qendra “Aleanca Gjinore për Zhvillim” zhvilloi një takim informues me 21 gra punonjëse brenda fabrikës fason “Bella Dor” në Shkodër, për të diskutuar të drejtat në punë dhe përmirësimin e kushteve të punës.

U trajtuan çështje si kontratat, mbrojtja e grave shtatzëna, pagat, pushimet dhe raportimi i shkeljeve përmes numrit falas 0800 1818. Diskutimi u fokusua edhe te shëndeti dhe siguria në punë, incidentet, sëmundjet profesionale dhe standardet e zbatueshme.

Gratë pjesëmarrëse, ndanë përvoja personale dhe theksuan rëndësinë e organizimit dhe mbështetjes reciproke për të ndikuar pozitivisht në realitetin e tyre të përditshëm në sektorin fason.

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list