Takim me gratë punonjëse në sektorin fason - 17 Qershor 2025

Më 17 qershor, Qendra “Aleanca Gjinore për Zhvillim” zhvilloi një takim me 11 gra punonjëse të sektorit fason, për të diskutuar të drejtat e tyre në punë dhe mundësitë për përmirësimin e kushteve të punës.

U trajtuan çështje si kontratat, mbrojtja e grave shtatzëna, paga e drejtë, pushimet sipas ligjit dhe raportimi i shkeljeve përmes numrit falas 0800 1818. Vëmendje e veçantë iu kushtua shëndetit dhe sigurisë në vendin e punës, përfshirë incidentet dhe sëmundjet profesionale.

Pjesëmarrëset treguan angazhim të lartë, ndanë përvoja personale dhe theksuan rëndësinë e rrjetëzimit dhe organizimit për të mbrojtur të drejtat e tyre dhe për të ndikuar pozitivisht në kushtet e punës në sektorin fason.

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list