Takim me gratë punonjëse në sektorin fason- 8 Maj 2025

Më 8 maj, Qendra “Aleanca Gjinore për Zhvillim” zhvilloi një takim informues me 22 gra punonjëse në fasoneri në Tiranë, për të diskutuar të drejtat në punë dhe përmirësimin e kushteve të punës.

Temat kryesore përfshinë kontratat e punës, mbrojtjen e grave shtatzëna, pagën e drejtë, pushimet sipas ligjit, si dhe raportimin e shkeljeve përmes numrit falas 0800 1818. U trajtuan gjithashtu çështje të sigurisë dhe shëndetit në punë, përfshirë incidentet, sëmundjet profesionale dhe zbatimin e standardeve ligjore në sektorin fason.

Gratë pjesëmarrëse, të angazhuara më parë në trajnime, ndanë përvoja personale dhe diskutuan sfidat që hasin, duke theksuar nevojën për rrjetëzim dhe organizim kolektiv. Takimi shërbeu si hap drejt forcimit të zërit të tyre dhe përfshirjes në një rrjet më të gjerë të grave në sektorin fason.

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list