Activities
Shkodra bëhet pjesë e nismave për një tranzicion më të drejtë në industrinë e veshjeve!
Gra dhe vajza punonjëse të sektorit të tekstilit morën pjesë në një workshop interaktiv në Shkodër, zhvilluar në kuadër të projektit “Fashioning a Just Transition” (2024–2027), mbështetur nga Clean Clothes Campaign dhe bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian i zbatuar nga Qendra “Aleanca Gjinore për Zhvillim”.
Takimi solli në fokus rolin e grave si aktore kyçe në procesin e tranzicionit të drejtë, një proces që kërkon jo vetëm mbrojtje të mjedisit, por mbi të gjitha mbrojtje të të drejtave të punëtorëve, përfshirë kushtet e punës, sigurinë dhe mirëqenien në vendin e punës.
Pjesëmarrëset diskutuan mbi përvojat e tyre të punës, sfidat me të cilat përballen dhe mundësitë për një industri më të drejtë, të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse. U theksua rëndësia e garantimit të punës së denjë, kushteve të sigurta dhe respektit për zërin e çdo punonjëseje.
Ky workshop përforcoi bindjen se një tranzicion i drejtë është i mundur vetëm nëse asnjë grua nuk mbetet pas dhe të gjitha kanë mundësinë të marrin pjesë dhe të përfitojnë nga ndryshimi.
Ky aktivitet organizohet nga Qendra “Aleanca Gjinore për Zhvillim” dhe përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e organizatës, pa përfaqësuar domosdoshmërisht qëndrimet e Bashkimit Evropian.
GADC
Research and Papers






