Prezantimi i Gjetjeve mbi Dhunën me Bazë Gjinore në Media dhe Rrjetet Sociale gjatë Fushatës Zgjedhore 2025

𝐍𝐞̈ 𝐝𝐚𝐭𝐞̈ 𝟐𝟕 𝐐𝐞𝐫𝐬𝐡𝐨𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟓, 𝐆𝐀𝐃𝐂 𝐩𝐫𝐞𝐳𝐚𝐧𝐭𝐨𝐢 𝐠𝐣𝐞𝐭𝐣𝐞𝐭 𝐦𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐟𝐮𝐧𝐝𝐢𝐭 𝐦𝐛𝐢 𝐝𝐡𝐮𝐧𝐞̈𝐧 𝐦𝐞 𝐛𝐚𝐳𝐞̈ 𝐠𝐣𝐢𝐧𝐨𝐫𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐦𝐞𝐝𝐢𝐚 𝐝𝐡𝐞 𝐫𝐫𝐣𝐞𝐭𝐞𝐭 𝐬𝐨𝐜𝐢𝐚𝐥𝐞 𝐠𝐣𝐚𝐭𝐞̈ 𝐟𝐮𝐬𝐡𝐚𝐭𝐞̈𝐬 𝐳𝐠𝐣𝐞𝐝𝐡𝐨𝐫𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐯𝐢𝐭𝐢𝐭 𝟐𝟎𝟐𝟓.

Ky raport, i hartuar në bashkëpunim me Pikasa Analytics dhe me mbështetjen e Westminster Foundation for Democracy sjell një pasqyrë të qartë mbi mënyrën se si gratë dhe burrat në politikë si dhe aktivistet u përballën me gjuhë urrejtjeje, seksizëm dhe sulme të koordinuara online dhe në media tradicionale, gjatë një periudhe që duhet të ishte simbol i demokracisë dhe barazisë.

Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe ambasadave në Shqipëri, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Autoritetit të Mediave Audiovizive, Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Këshillit të Evropës, OSBE-së, përfaqësues të ambasadave të ndryshme dhe të organizatave të shoqërisë civile si dhe aktorëve të ndryshëm nga fusha e medias, duke e kthyer tryezën në një hapësirë të rëndësishme reflektimi dhe ndërveprimi institucional.

Ky aktivitet është pjesë e një pune të gjatë dhe të qëndrueshme që GADC ka nisur që prej vitit 2019, kur kemi filluar monitorimin sistematik të dhunës ndaj grave në politikë. Në këto vite kemi publikuar raporte të detajuara mbi fenomenin, kemi sjellë buletine informuese  dhe kemi organizuar tryeza të nivelit të lartë me aktorë institucionalë, për të adresuar barrierat strukturore që kufizojnë pjesëmarrjen e grave në jetën politike.

Me mbështetjen e WFD kemi ngritur platformën https://stopvawp.al/ një instrument unik për raportimin dhe dokumentimin e dhunës ndaj grave në politikë, i cili funksionon që prej vitit 2022, Në zgjedhjet e vitit 2025 ky website u ankorua pranë faqes zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, KQZ Shqiperi informuar në aktivitetin e mbajtur në 28 Mars 2025 

GADC mbetet e përkushtuar ndaj misionit të saj për të ndërtuar një kulturë politike më të drejtë, gjithëpërfshirëse dhe të lirë nga dhuna ndaj grave. Ne do të vazhdojmë të ngremë zërin, të ofrojmë mbështetje dhe të advokojmë për ndryshim.

Faleminderit donatorëve dhe të gjithë pjesëmarrësve që kontribuan me mendime, përvoja dhe angazhim për një Shqipëri më demokratike dhe të barabartë.

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list