Activities
Workshop në Elbasan: Fuqizimi i grave punonjëse në sektorin e tekstilit për një Tranzicion të Drejtë
25.06.2025 Në Elbasan, 20 gra dhe vajza punonjëse nga sektori i tekstilit morën pjesë në një workshop interaktiv në kuadër të projektit “𝐹𝑎𝑠ℎ𝑖𝑜𝑛𝑖𝑛𝑔 𝐴 𝐽𝑢𝑠𝑡 𝑇𝑟𝑎𝑛𝑠𝑖𝑡𝑖𝑜𝑛” (2024–2027), mbeshtetur nga Clean Clothes Campaign bashkëfinancuar nga European Union dhe organizuar nga Qendra “Aleanca Gjinore për Zhvillim”.
Ky aktivitet solli në qendër të vëmendjes 𝐤𝐨𝐧𝐜𝐞𝐩𝐭𝐢𝐧 𝐞 𝐭𝐫𝐚𝐧𝐳𝐢𝐜𝐢𝐨𝐧𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭𝐞̈ – një proces që nuk ka të bëjë vetëm me mbrojtjen e mjedisit, por mbi të gjitha me mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve, kushteve të tyre të punës dhe të ardhmes së tyre.
Gjatë workshop-it, gratë ndanë përvojat dhe sfidat e përditshme, diskutuan mbi të drejtat e tyre në punë dhe mënyrat se si industria e veshjeve mund të evoluojë në një drejtim më të qëndrueshëm dhe të drejtë. Pjesëmarrëset reflektuan mbi rëndësinë e punës së denjë dhe sigurimit të një mjedisi pune të shëndetshëm e të barabartë, ku zëri i tyre dëgjohet dhe respektohet.
Kjo qasje e 𝑡𝑟𝑎𝑛𝑧𝑖𝑐𝑖𝑜𝑛𝑖𝑡 𝑡𝑒̈ 𝑑𝑟𝑒𝑗𝑡𝑒̈ nuk kufizohet vetëm te përmirësimi i kushteve të punës, por edhe te forcimi i rolit të grave si aktore kryesore në procesin e ndryshimit. Një tranzicion i tillë do të thotë që asnjë punëtore të mos mbetet pas, dhe që të gjitha të kenë mundësinë të përfitojnë nga zhvillimi i një industrie që ruan mbi të gjitha mirëqenien e njerëzve.
Në fund të workshop-it, pjesëmarrëset reflektuan mbi njohuritë e marra dhe ranë dakord se një tranzicion i drejtë nuk ka të bëjë vetëm me përmirësimin e kushteve të punës, por edhe me garantimin e një të ardhmeje ku të drejtat e punëtorëve respektohen dhe ku çdo grua ndihet e dëgjuar, e vlerësuar dhe e fuqizuar për të kërkuar më shumë nga vetja dhe nga industria në të cilën punon.
Përmbajtja e këtij aktiviteti është përgjegjësi e vetme e Qendrës “Aleanca Gjinore për Zhvillim” dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht qëndrimet e Bashkimit Evropian.
GADC
Research and Papers






