Activities
Tryezë Diskutimi - Dialog mbi zbatimin e Kontratës Sociale POP 2023–2027 për Bashkinë Tiranë
20.06.2025 Në kuadër të zbatimit të Kontratës Sociale POP 2023–2027 për Bashkinë Tiranë, sot u organizuam një tryezë diskutimi me përfaqësues të Bashkia Tiranë dhe Këshilli Bashkiak Tiranë. Ky aktivitet u organizua në kuadër të projektit “Rrjeti POP për Qeverisje të Mirë dhe Integritet”, POP - Perballja e Ofertave Politike i mbështetur nga Olof Palmes Internationella Center , dhe Embassy of Sweden in Tirana synoi të krijojë një hapësirë për dialog institucional mbi ecurinë e zbatimit të angazhimeve të Kontratës Sociale në nivel vendor. Tryeza shërbeu si një platformë për të ndarë progresin e deritanishëm, për të identifikuar sfidat dhe për të propozuar hapa të mëtejshëm për forcimin e transparencës, llogaridhënies dhe pjesëmarrjes qytetare në vendimmarrje.
Në këtë takim morën pjesë Znj. Keti Luarasi Nënkryetare e Bashkisë Tiranë, Znj. Megi Fino Kryetare e Këshillit Bashkiak, drejtues të drejtorive të Bashkisë që kanë qenë të angazhuar në zbatimin e prioriteteve të Kontratës Sociale, si edhe administratorë të njësive të ndryshme administrative të Tiranës.
Znj. Mirela Arqimandriti Drejtore Ekzekutive e Qendrës Aleanca Gjinore për Zhvillim, e hapi tryezën duke theksuar rëndësinë e Kontratës Sociale si një instrument i provuar për fuqizimin e dialogut ndërmjet qytetarëve dhe institucioneve vendore. Ajo kujtoi se në Kontratën e mëparshme 2019–2023 u arrit të adresoheshin rreth 85% e prioriteteve të qytetarëve, ndërsa në kontratën aktuale për periudhën 2023–2027, tashmë në vitin e dytë të monitorimit, janë adresuar rreth 45% e tyre. Në fjalën e saj, ajo vlerësoi rolin e GADC dhe Rrjetin POP jo vetëm si monitoruese të procesit, por si një urë bashkëpunimi dhe ndërtimi besimi mes komunitetit dhe institucioneve. Ajo nënvizoi se ky progres nuk do të ishte i mundur pa një bashkëpunim të hapur dhe korrekt me Bashkinë Tiranë, i cili ndër vite është forcuar përmes qasjes institucionale dhe angazhimit konkret në terren. Arqimandriti theksoi se kjo tryezë është një hap i mëtejshëm për të reflektuar mbi progresin, për të identifikuar sfidat dhe për të planifikuar bashkërisht hapat e ardhshëm, duke garantuar një qeverisje më të hapur, me më shumë pjesëmarrje qytetare dhe llogaridhënie.
𝐙𝐧𝐣. 𝐌𝐞𝐠𝐢 𝐅𝐢𝐧𝐨: "𝑁𝑒̈ 𝑛𝑗𝑒̈ 𝑞𝑦𝑡𝑒𝑡 𝑠𝑖 𝑇𝑖𝑟𝑎𝑛𝑎 – 𝑑𝑖𝑛𝑎𝑚𝑖𝑘 𝑑ℎ𝑒 𝑝𝑙𝑜𝑡 𝑒𝑛𝑒𝑟𝑔𝑗𝑖 – 𝑣𝑒𝑛𝑑𝑖𝑚𝑚𝑎𝑟𝑟𝑗𝑎 𝑛𝑢𝑘 𝑚𝑢𝑛𝑑 𝑡𝑒̈ 𝑛𝑑𝑜𝑑ℎ𝑒̈ 𝑛𝑒̈ 𝑧𝑦𝑟𝑒̈, 𝑝𝑜𝑟 𝑑𝑢ℎ𝑒𝑡 𝑡𝑒̈ 𝑢𝑑ℎ𝑒̈ℎ𝑖𝑞𝑒𝑡 𝑛𝑔𝑎 𝑟𝑒𝑎𝑙𝑖𝑡𝑒𝑡𝑖 𝑖 𝑝𝑒̈𝑟𝑑𝑖𝑡𝑠ℎ𝑒̈𝑚 𝑖 𝑞𝑦𝑡𝑒𝑡𝑎𝑟𝑒̈𝑣𝑒 𝑡𝑎𝑛𝑒̈. 𝑃𝑟𝑎𝑛𝑑𝑎𝑗, 𝑞𝑦𝑡𝑒𝑡𝑎𝑟𝑒̈𝑡 𝑛𝑢𝑘 𝑗𝑎𝑛𝑒̈ 𝑣𝑒𝑡𝑒̈𝑚 𝑝𝑒̈𝑟𝑓𝑖𝑡𝑢𝑒𝑠 𝑝𝑎𝑠𝑖𝑣𝑒̈ 𝑡𝑒̈ 𝑠ℎ𝑒̈𝑟𝑏𝑖𝑚𝑒𝑣𝑒 𝑝𝑢𝑏𝑙𝑖𝑘𝑒, 𝑝𝑜𝑟 𝑏𝑎𝑠ℎ𝑘𝑒̈𝑘𝑟𝑖𝑗𝑢𝑒𝑠 𝑡𝑒̈ 𝑝𝑜𝑙𝑖𝑡𝑖𝑘𝑎𝑣𝑒 𝑑ℎ𝑒 𝑏𝑎𝑠ℎ𝑘𝑚𝑜𝑛𝑖𝑡𝑜𝑟𝑢𝑒𝑠 𝑡𝑒̈ 𝑧𝑏𝑎𝑡𝑖𝑚𝑖𝑡 𝑡𝑒̈ 𝑡𝑦𝑟𝑒. 𝑁𝑒̈ 𝑘𝑒̈𝑡𝑒̈ 𝑘𝑢𝑝𝑡𝑖𝑚, 𝐾𝑜𝑛𝑡𝑟𝑎𝑡𝑎 𝑆𝑜𝑐𝑖𝑎𝑙𝑒 2023–2027 𝑛𝑢𝑘 𝑒̈𝑠ℎ𝑡𝑒̈ 𝑡ℎ𝑗𝑒𝑠ℎ𝑡 𝑛𝑗𝑒̈ 𝑑𝑜𝑘𝑢𝑚𝑒𝑛𝑡. 𝐸̈𝑠ℎ𝑡𝑒̈ 𝑛𝑗𝑒̈ 𝑖𝑛𝑠𝑡𝑟𝑢𝑚𝑒𝑛𝑡 𝑘𝑜𝑛𝑘𝑟𝑒𝑡 𝑝𝑒̈𝑟 𝑡𝑒̈ 𝑖𝑛𝑠𝑡𝑖𝑡𝑢𝑐𝑖𝑜𝑛𝑎𝑙𝑖𝑧𝑢𝑎𝑟 𝑝𝑖𝑘𝑒̈𝑟𝑖𝑠ℎ𝑡 𝑘𝑒̈𝑡𝑒̈ 𝑞𝑎𝑠𝑗𝑒: 𝑛𝑗𝑒̈ 𝑞𝑒𝑣𝑒𝑟𝑖𝑠𝑗𝑒 𝑚𝑒̈ 𝑡𝑒̈ 𝑑𝑟𝑒𝑗𝑡𝑒̈, 𝑚𝑒̈ 𝑡𝑒̈ ℎ𝑎𝑝𝑢𝑟 𝑑ℎ𝑒 𝑚𝑒̈ 𝑙𝑙𝑜𝑔𝑎𝑟𝑖𝑑ℎ𝑒̈𝑛𝑒̈𝑠𝑒. 𝑃𝑒̈𝑟 𝐾𝑒̈𝑠ℎ𝑖𝑙𝑙𝑖𝑛 𝐵𝑎𝑠ℎ𝑘𝑖𝑎𝑘 𝑡𝑒̈ 𝑇𝑖𝑟𝑎𝑛𝑒̈𝑠 𝑞𝑒̈ 𝑘𝑎𝑚 𝑝𝑟𝑖𝑣𝑖𝑙𝑒𝑔𝑗𝑖𝑛 𝑡𝑒̈ 𝑑𝑟𝑒𝑗𝑡𝑜𝑗, 𝑘𝑗𝑜 𝐾𝑜𝑛𝑡𝑟𝑎𝑡𝑒̈ 𝑒̈𝑠ℎ𝑡𝑒̈ 𝑛𝑗𝑒̈ 𝑢𝑑ℎ𝑒̈𝑟𝑟𝑒̈𝑓𝑦𝑒𝑠 𝑖 𝑞𝑎𝑟𝑡𝑒̈, 𝑛𝑗𝑒̈ 𝑚𝑎𝑟𝑟𝑒̈𝑣𝑒𝑠ℎ𝑗𝑒 𝑝𝑢𝑏𝑙𝑖𝑘𝑒 𝑞𝑒̈ 𝑣𝑒𝑛𝑑𝑜𝑠 𝑛𝑒̈ 𝑞𝑒𝑛𝑑𝑒̈𝑟 𝑧𝑒̈𝑟𝑖𝑛, 𝑛𝑒𝑣𝑜𝑗𝑎𝑡 𝑑ℎ𝑒 𝑝𝑟𝑖𝑜𝑟𝑖𝑡𝑒𝑡𝑒𝑡 𝑒 𝑞𝑦𝑡𝑒𝑡𝑎𝑟𝑒̈𝑣𝑒. 𝑁𝑒̈ 𝑘𝑒̈𝑡𝑒̈ 𝑝𝑟𝑜𝑐𝑒𝑠, 𝑟𝑜𝑙𝑖 𝑖 𝑠ℎ𝑜𝑞𝑒̈𝑟𝑖𝑠𝑒̈ 𝑐𝑖𝑣𝑖𝑙𝑒 𝑒̈𝑠ℎ𝑡𝑒̈ 𝑡ℎ𝑒𝑙𝑏𝑒̈𝑠𝑜𝑟. 𝑅𝑟𝑗𝑒𝑡𝑖 𝑃𝑂𝑃 𝑑ℎ𝑒 𝑜𝑟𝑔𝑎𝑛𝑖𝑧𝑎𝑡𝑎𝑡 𝑝𝑎𝑟𝑡𝑛𝑒𝑟𝑒 𝑘𝑎𝑛𝑒̈ 𝑡𝑟𝑒𝑔𝑢𝑎𝑟 𝑠𝑒 𝑗𝑎𝑛𝑒̈ 𝑗𝑜 𝑣𝑒𝑡𝑒̈𝑚 𝑧𝑒̈𝑟𝑎 𝑡𝑒̈ 𝑎𝑛𝑔𝑎𝑧ℎ𝑢𝑎𝑟, 𝑝𝑜𝑟 𝑒𝑑ℎ𝑒 𝑝𝑎𝑟𝑡𝑛𝑒𝑟𝑒̈ 𝑠𝑒𝑟𝑖𝑜𝑧𝑒̈ 𝑝𝑒̈𝑟 𝑞𝑒𝑣𝑒𝑟𝑖𝑠𝑗𝑒𝑛 𝑣𝑒𝑛𝑑𝑜𝑟𝑒. 𝐽𝑢 𝑓𝑎𝑙𝑒̈𝑛𝑑𝑒𝑟𝑜𝑗 𝑝𝑒̈𝑟 𝑘𝑒̈𝑡𝑒̈ 𝑏𝑎𝑠ℎ𝑘𝑒̈𝑝𝑢𝑛𝑖𝑚 𝑞𝑒̈ 𝑠𝑦𝑛𝑜𝑗𝑚𝑒̈ 𝑡𝑎 𝑡ℎ𝑒𝑙𝑙𝑜𝑗𝑚𝑒̈ 𝑒𝑑ℎ𝑒 𝑚𝑒̈ 𝑡𝑒𝑗."
𝐙𝐧𝐣. 𝐊𝐞𝐭𝐢 𝐋𝐮𝐚𝐫𝐚𝐬𝐢, e cilësoi Kontratën Sociale si një mjet efektiv që prej vitesh ndihmon në vendosjen e prioriteteve të qytetarëve në qendër të punës institucionale. Ajo vlerësoi bashkëpunimin e vazhdueshëm me GADC jo vetëm në kuadër të Rrjetit POP, por edhe për nisma të tjera të përbashkëta, duke e konsideruar këtë tryezë si një moment të rëndësishëm për të parë qartë se ku duhet të përqendrohen më shumë përpjekjet. Në fjalën e saj, Luarasi theksoi se integrimi evropian kalon përmes përfshirjes aktive të qytetarëve dhe bashkëpunimit me shoqërinë civile, e cila ndihmon në përcjelljen e zërit dhe nevojave reale nga terreni. Duke vënë në dukje rritjen e kërkesave dhe pritshmërive qytetare, ajo nënvizoi se bashkëpunimi është i domosdoshëm dhe se Kontrata Sociale ndihmon në adresimin konkret edhe të problematikave të përditshme që lindin nga takimet me komunitetin. Në përmbyllje, Znj. Luarasi u shpreh se Bashkia Tiranë mirëpret çdo iniciativë që lidhet me ndjekjen e prioriteteve të Kontratës Sociale dhe forcimin e qeverisjes së hapur dhe gjithëpërfshirëse.
𝐙𝐧𝐣. 𝐄𝐬𝐦𝐞𝐫𝐚𝐥𝐝𝐚 𝐇𝐨𝐱𝐡𝐚, Rrjeti Pop Koordinatore e Rrjetit POP dhe përfaqësuese e Qendrës Aleanca Gjinore për Zhvillim, prezantoi ecurinë e zbatimit të Kontratës Sociale POP 2023–2027 për Bashkinë Tiranë, duke sjellë një pasqyrë të qartë të progresit dhe sfidave të hasura gjatë dy viteve të para të monitorimit. Në rolin e saj si moderatore e diskutimit institucional, Hoxha nënvizoi rëndësinë e dialogut të strukturuar ndërmjet Bashkisë, Këshillit Bashkiak dhe shoqërisë civile për të forcuar transparencën, llogaridhënien dhe përgjegjshmërinë publike. Ajo vuri theksin tek nevoja për mekanizma të përbashkëta ndjekjeje dhe thellimi të bashkëpunimit, duke i ftuar institucionet të angazhohen në mënyrë të vazhdueshme për të përkthyer angazhimet e Kontratës në rezultate konkrete për qytetarët.
Hapat e mëtejshëm të diskutuar gjatë tryezës përfshijnë disa propozime konkrete që synojnë thellimin e bashkëpunimit dhe ndjekjen sistematike të angazhimeve të 𝐊𝐨𝐧𝐭𝐫𝐚𝐭𝐞̈𝐬 𝐒𝐨𝐜𝐢𝐚𝐥𝐞. Ndër këto u përmendën: krijimi i një kalendarit të përbashkët i takimeve monitoruese, përgatitja e një raporti vjetor të thjeshtuar për qytetarët, emërimi i pikave kontaktuese në drejtori të ndryshme për të ndjekur përparimin sipas fushave prioritare, si dhe zhvillimi i takimeve të hapura në njësitë administrative, me qëllim forcimin e dialogut të drejtpërdrejtë me qytetarët dhe organizatat vendore. Këto hapa u cilësuan si thelbësorë për të siguruar një proces të vazhdueshëm, transparent dhe të qëndrueshëm në zbatim.
𝐊𝐲 𝐭𝐚𝐤𝐢𝐦 𝐫𝐢𝐚𝐟𝐢𝐫𝐦𝐨𝐢 𝐯𝐮𝐥𝐥𝐧𝐞𝐭𝐢𝐧 𝐩𝐞̈𝐫 𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤𝐞̈𝐩𝐮𝐧𝐢𝐦 𝐝𝐡𝐞 𝐚𝐧𝐠𝐚𝐳𝐡𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐜̧𝐮𝐚𝐫 𝐩𝐞̈𝐫𝐩𝐚𝐫𝐚 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐪𝐞𝐯𝐞𝐫𝐢𝐬𝐣𝐞 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐨𝐫𝐞 𝐦𝐞̈ 𝐭𝐫𝐚𝐧𝐬𝐩𝐚𝐫𝐞𝐧𝐭𝐞, 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡𝐞̈𝐩𝐞̈𝐫𝐟𝐬𝐡𝐢𝐫𝐞̈𝐬𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐨𝐫𝐢𝐞𝐧𝐭𝐮𝐚𝐫 𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭 𝐪𝐲𝐭𝐞𝐭𝐚𝐫𝐢𝐭.
GADC
Research and Papers






