Pas Perdes së Modës: Të Drejtat e Grave që Ndërtojnë Industrinë

19.06.2025 Në kuadër të Javës së Shoqërisë Civile 2025, Qendra “Aleanca Gjinore për Zhvillim” organizoi një takim informues me gratë punonjëse të sektorit fason, në bashkëpunim me National Resource Centre for Civil Society in Albania, për të diskutuar të drejtat e punës dhe mundësitë për organizim sindikal.

Gjatë takimit, gratë ndanë përvoja konkrete nga vendet e tyre të punës, duke e kthyer bashkëbisedimin në një tryezë mbështetëse dhe fuqizuese. Diskutimet u fokusuan në çështje kyçe si:

kontratat e punës dhe formalizimi i tyre,
mbrojtja ligjore për gratë shtatzëna,
pushimet dhe pagesa e drejtë për punën,
siguria dhe shëndeti në vendin e punës,
mekanizmat për raportimin e shkeljeve përmes numrit falas 08001818.

Pjesëmarrëset theksuan rëndësinë e rrjetëzimit dhe solidaritetit si mekanizma efektivë për përmirësimin e kushteve të punës dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre.

Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit “Përmirësimi i të Drejtave të Punës dhe Mbrojtjes së Grave”, me mbështetjen e Olof Palmes Internationella Center dhe Qeverisë Suedeze, përmes Ambasadës së Suedisë në Tiranë.

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list