Activities
GADC në Workshopin Rajonal të Komunikimit të Rrjetit GBWN në Moldavi
17.06.2025 GADC mori pjesë në workshopin e Komunikimit të Rrjetit Gender Budget Watchdog Network (GBWN) të zhvilluar në Chișinău, Moldavi, duke kontribuar në forcimin e avokimit rajonal, qartësimin e objektivave strategjike dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet partnerëve.
Gjatë tre ditëve të punës intensive, përfaqësuesit e organizatave anëtare të rrjetit bashkëpunuan ngushtë për të përmirësuar Strategjinë e Përbashkët të Komunikimit dhe Planin e Avokimit, me synimin për të unifikuar prioritetet në fushën e buxhetimit të përgjigjshëm gjinor dhe për të forcuar zërin tonë të përbashkët në nivel rajonal.
Ky workshop u mbështet nga Austrian Development Agency (ADA) dhe Sida – Agjencia Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar për Zhvillim, si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të nxitur një agjendë transformuese për barazi gjinore përmes politikave buxhetore.
GADC
Research and Papers






