Activities
Demokracia Fillon në Lagje: Qytetarë Aktivë për Qeverisje të Hapur
Në kuadër të Javës së Shoqërisë Civile 2025, GADC organizoi një tryezë diskutimi me qytetarë të Njësisë Administrative Nr. 1 në Bashkinë Tiranë, në bashkëpunim me National Resource Centre for Civil Society in Albania dhe në kuadër të angazhimit të vazhdueshëm të Rrjetit POP – Përballja e Ofertave Politike.
Në qendër të diskutimit ishin:
Përfshirja qytetare në vendimmarrje;
Transparenca në qeverisjen vendore;
Zbatimi i Kontratës Sociale POP Tiranë 2023–2027, si një instrument për dialog konstruktiv mes qytetarëve dhe institucioneve lokale.
Qytetarët patën mundësinë të ndajnë shqetësimet dhe sugjerimet e tyre mbi mënyrën si funksionon demokracia në nivel lokal dhe çfarë duhet përmirësuar në ofrimin e shërbimeve publike.
Kjo nismë është pjesë e përpjekjeve të Rrjetit POP për të ndërtuar ura komunikimi mes qytetarëve dhe institucioneve, si dhe për të rritur ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e pjesëmarrjes aktive në qeverisjen vendore.
Falënderojmë për mbështetjen Olof Palmes Internationella Center dhe Ambasadën e Suedisë në Tiranë.
GADC
Research and Papers






