Gratë dhe Fëmijët e Rikthyer nga Zonat e Konfliktit – Nga Mbështetja tek Qëndrueshmëria

12 qershor 2025, GADC mori pjesë në aktivitetin “Gratë dhe Fëmijët e Rikthyer nga Zonat e Konfliktit – nga Mbështetja tek Qëndrueshmëria”, organizuar në partneritet me GCERF, në bashkëpunim me CVE Albania, Bashkia Tiranë, Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza, Terre des hommes Albania, Nisma për Ndryshim Shoqëror dhe ARSIS.

Ky aktivitet shërbeu si një platformë për të prezantuar rezultatet dhe përvojat nga puna në terren me gratë dhe familjet e rikthyera nga zonat e konfliktit, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes afatgjatë, fuqizimit dhe përfshirjes sociale të tyre.

Gjatë eventit, GADC prezantoi punimet artizanale të realizuara nga gratë e rikthyera që marrin pjesë në trajnimet tona praktike, të fokusuara në zhvillimin e aftësive përmes zanateve si punime me dorë dhe përgatitja e produkteve artizanale.

Këto punime përfaqësojnë më shumë se aftësi të reja – ato janë dëshmi e qëndrueshmërisë, fuqizimit, dhe kurajos për të ndërtuar një jetë të re dhe të qëndrueshme për vete dhe familjet e tyre.

GADC mbetet e angazhuar për të mbështetur procesin e riintegrimit dhe fuqizimit socio-ekonomik të grave të rikthyera, përmes programeve të personalizuara që nxisin vetëbesimin, autonominë dhe integrimin në komunitet.

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list