Activities
Kontrata Sociale POP Tirane_Qytetarët Diskutojnë për Demokracinë Vendore në Njësinë Administrative Nr. 5, Tiranë
05.06.2025 Ndërkohë që zgjedhjet përfunduan dhe qytetarët patën mundësinë të shprehnin mendimin e tyre dhe të diskutonin me kandidatët për deputetë gjatë Forumeve Publike, GADC, partnere e Rrjetit POP ka rinisur punën në terren, këtë herë në nivel vendor, për të vijuar dialogun me qytetarët.
Sot në Njësinë Administrative Nr. 5, Bashkia Tiranë, një grup qytetarësh u mblodh për të diskutuar rreth pjesëmarrjes në vendimmarrjen lokale, duke u bazuar në Kontratën Sociale POP Tiranë 2023–2027.
Disa nga temat kyçe të diskutimit ishin:
Sa transparente janë proceset e vendimmarrjes në nivel lokal?
A funksionon mekanizmi i pjesëmarrjes për qytetarët?Sa janë zbatuar prioritetet e Kontratës Sociale dhe cilat boshllëqe identifikohen nga qytetarët?
Aktiviteti u organizua nga Qendra “Aleanca Gjinore për Zhvillim” (GADC), në kuadër të angazhimit të saj të vazhdueshëm për forcimin e demokracisë vendore dhe llogaridhënies publike.
Falënderojmë për mbështetjen Olof Palmes Internationella Center dhe Qeverinë Suedeze, përmes Ambasadës së Suedisë në Tiranë.
GADC
Research and Papers






