Activities
GADC dhe Programi i Mentorimit Social në CDG Forum 2025!
Më 8 maj 2025, GADC mori pjesë në CDG Forum në Shkup, së bashku me Mentorë Socialë dhe përfituese të Programit të Mentorimit Social në Shqipëri. Forumi, i organizuar nga Public dhe GIZ North Macedonia, mblodhi pjesëmarrës nga rajoni për të diskutuar se si mund të ndërtojmë vende pune më të drejta dhe më gjithëpërfshirëse.
Një nga temat kryesore ishte roli i mentorimit social në mbështetjen e individëve që përballen me pengesa të shumta në hyrjen në tregun e punës – një çështje që lidhet ngushtë me punën tonë në GADC.
U frymëzuam nga idetë e reja të ndara në forum mbi udhëheqjen gjithëpërfshirëse, ndjenjën e përkatësisë në vendin e punës, dhe rëndësinë e krijimit të kulturave që nuk ofrojnë vetëm pjesëmarrje, por edhe mundësi për zhvillim dhe sukses.
Mentorimi social vazhdon të spikatë si një mjet i fuqishëm për lidhje njerëzore, fuqizim dhe përfshirje afatgjatë në botën e punës.
Falënderojmë Паблик / Public dhe GIZ North Macedonia për mundësinë për të qenë pjesë e këtij eventi frymëzues, si dhe GIZ Albania për mbështetjen e vazhdueshme në këtë rrugëtim.
GADC
Research and Papers






