Activities
GADC në Manifestimin e 1 Majit – Për të Drejtat dhe Dinjitetin e Punëtorëve!
1.5.2025 Në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, Qendra "Aleanca Gjinore për Zhvillim" iu bashkua manifestimit qytetar dhe sindikal të organizuar nga Unioni i Sindikatave të Shqipërisë dhe Koalicioni për të Drejtat në Punë, duke qenë krah për krah me gratë që punojnë në sektorin fason dhe në zonat rurale.
Kërkesa jonë ishte e qartë: kushte të drejta pune, kontrata të rregullta, dhe një pagë të denjë për jetesë – që punëtorët të jetojnë me dinjitet, e jo të mbijetojnë.
“Jetojmë me pagë shqiptare, paguajmë me çmime evropiane!” – një thirrje e fuqishme që duhet të dëgjohet, të reflektohet dhe të përkthehet në masa dhe politika konkrete për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve.
GADC mbetet e angazhuar në mbështetjen e punëtorëve, sidomos të grave, për një treg pune më të drejtë dhe më të barabartë.
GADC
Research and Papers






