Rrjeti POP në “Sweden on Tour” Pop-up Embassy në Durrës!

29.04.2025 GADC pjesë e “Sweden on Tour” – Pop-Up Embassy në Durrës!

Qendra "Aleanca Gjinore per Zhvillim" mori pjesë si koordinuese e Rrjetit POP në aktivitetin “Sweden on Tour” – Pop-Up Embassy në qytetin e Durrësit, në kuadër të nismës kreative disa vjeçare të Ambasadës së Suedisë në Tiranë, e cila synon të sjellë ambasadën më pranë qytetarëve në mënyra gjithëpërfshirëse dhe kreative.

Përmes pjesëmarrjes si pjesë e POP Network, patëm mundësinë të ndajmë përvojat tona dhe të prezantojmë angazhimin tonë për forcimin e demokracisë vendore, pjesëmarrjes qytetare dhe barazisë gjinore, në një atmosferë miqësore dhe frymëzuese në sheshin qendror të Durrësit.

Falënderojmë Ambasadën e Suedisë në Tiranë për këtë mundësi dhe për mbështetjen e vazhdueshme ndaj POP Network dhe organizatave që punojnë për një shoqëri më demokratike dhe gjithëpërfshirëse.

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list