Gratë në Politikë dhe Zgjedhje: Sfida të Përfaqësimit dhe Dhuna ndaj Grave në Politikë

Kemi kënaqësinë t'ju ftojmë të merrni pjesë në aktivitetin "Gratë në Politikë dhe Zgjedhje: Sfida të Përfaqësimit dhe Dhuna ndaj Grave në Politikë", i cili do të mbahet:

Data dhe vendi: 28 mars 2025, Rogner Hotel
Ora: 09:00 - 12:00

Ky event do të sjellë së bashku përfaqësues të institucioneve, deputete, ekspertë dhe përfaqësues të shoqërisë civile për të diskutuar sfidat me të cilat përballen gratë në politikë, përfshirë dhunën dhe pengesat që ndikojnë në përfaqësimin e tyre.

Objektivat e eventit:

  • Të adresojë sfidat e përfaqësimit të grave në politikë dhe proceset zgjedhore.
  • Të prezantojë website: https://stopvawp.al/ për dhunën ndaj grave në politikë dhe mënyrën e denoncimit.
  • Të evidentojë format e dhunës ndaj grave në politikë, përfshirë edhe atë digjitale.
  • Të analizojë rolin e institucioneve dhe shoqërisë civile në mbrojtjen e grave nga dhuna politike.
  • Të propozojë masa dhe rekomandime për një mjedis zgjedhor më të sigurt dhe gjithëpërfshirës. 

 

Ky aktivitet organizohet në kuadër të projektit: ‘’Ndërtimi i integritetit zgjedhor dhe qëndrueshmërisë së partive politike”, që është duke u zbatuar nga WFD në Shqipëri, i financuar nga FCDO nëpërmjet Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë.

Ju lutem konfirmoni pjesëmarrjen tuaj në adresën: [email protected] 

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list