Activities
Forumi Publik POP Tirana
22.4.2025 Forumi Publik Përballja e Ofertave - POP Tiranë në kuadër të Zgjedhjeve Parlamentare 2025.
Ky forum i hapur solli përballë qytetarëve kandidatët për deputetë të Tiranës, të cilët prezantuan prioritetet e tyre për zhvillimin e rajonit dhe u përgjigjën pyetjeve konkrete të qytetarëve mbi çështje kyçe si: zhvillimi ekonomik, përfaqësimi i të rinjve, transparenca dhe lufta kundër korrupsionit; arsimi dhe integrimi evropian; përfshirja e qytetarëve në vendimmarrje; angazhimet për grupet e komuniteteve Rome dhe Egjiptiane; lehtësirat për pensionistët etj.
Kandidatët pjesëmarrës:
• Aleanca për Shqipërinë Madhështore – z. Jonathan Pano
• Partia Lëvizja Bashkë – znj. Bora Mema
• Koalicioni Euroatlantik – znj. Diana Toma
• Partia Socialiste – z. Erion Malaj
• Nisma Shqipëria Bëhet – znj. Dorina Prethi
• Aleanca Kombëtare Shqiptare – znj. Elena Kocaqi
• Partia Mundësia – znj. Barbara Doda
• Partia Social Demokrate – z. Dritan Idrizi
Ky aktivitet nuk ishte thjesht një prezantim programesh – ishte një hapësirë thelbësore e dialogut të drejtpërdrejtë midis qytetarëve dhe kandidateve, për të nxitur vendimmarrjen e informuar dhe përgjegjëse në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025.
Forumi u transmetua drejtperdrejt ne mediat sociale te Rrjetit POP dhe GADC dhe mund te rishihet duke ndjekur kete link: https://youtu.be/HQEiJsKVqCs?si=rtkw7Jpd3aO054VU
Ky aktivitet u organizua në kuadër të projektit 𝐑𝐫𝐣𝐞𝐭𝐢 𝐏𝐎𝐏 𝐩𝐞̈𝐫 𝐐𝐞𝐯𝐞𝐫𝐢𝐬𝐣𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐌𝐢𝐫𝐞̈ 𝐝𝐡𝐞 𝐈𝐧𝐭𝐞𝐠𝐫𝐢𝐭𝐞𝐭, me mbështetjen e Olof Palmes Internationella Center dhe Embassy of Sweden in Tirana.
Zgjidh me mendje, jo me zakon!
Zgjedhjet janë më 11 maj – voto me dije, jo me dyshim!
GADC
Research and Papers
