Activities
Diskutim dhe Konfirmim i Raportit mbi Reagimin ndaj Dhunës me Bazë Gjinore në Kujdesin Parësor Shëndetësor – Korçë
10.4.2025 Aktiviteti i diskutimit dhe konfirmimit të raportit:
“Vlerësimi i Sfidave dhe Reagimeve Institucionale ndaj Dhunës me Bazë Gjinore në Sistemin e Kujdesit Parësor Shëndetësor në Shqipëri.”
Përfaqësues të institucioneve lokale, shërbimeve shëndetësore, shoqërisë civile dhe medias morën pjesë në aktivitetin e organizuar nga Gender Alliance for Development Center, me qëllim rishikimin dhe konfirmimin e gjetjeve të raportit kombëtar mbi sfidat dhe reagimet ndaj DHBGJ në sistemin shëndetësor parësor.
Aktiviteti u organizua në kuadër të projektit “Avancimi i Barazisë Gjinore nëpërmjet Mbikëqyrjes dhe Raportimit në Shqipëri” (AGORA), financuar nga Bashkimi Evropian.
Diskutimet u fokusuan në:
• Kapacitetet dhe sfidat e personelit shëndetësor
• Mungesën e protokolleve dhe bashkëpunimit ndërinstitucional
• Praktikat e mira dhe boshllëqet ekzistuese në trajtimin e rasteve të dhunës me bazë gjinore.
Pjesëmarrësit kontribuan me përvojat dhe rekomandimet e tyre për të ndihmuar në përmirësimin e shërbimeve dhe ndërtimin e një reagimi institucional më efektiv, në nivel lokal dhe kombëtar.
GADC
Research and Papers
