Një hap tjetër drejt fuqizimit të grave punonjëse në sektorin e veshjeve!

8.4.2025 Në kuadër të projektit “Përmirësimi i të Drejtave të Punës dhe Mbrojtjes së Grave, me fokus të veçantë tek gratë punonjëse në sektorin e veshjeve”, Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim (GADC) ka nënshkruar një marrëveshje mirëkuptimi me Drejtorinë e Ndihmës Juridike Falas, duke mundësuar një akses më të gjerë dhe të drejtë në drejtësi për gratë punonjëse.

Ky bashkëpunim ka për qëllim:
• Ofrimin e ndihmës juridike falas
• Informimin dhe ndërgjegjësimin mbi të drejtat në punë
• Referimin e rasteve të shkeljeve, me fokus të veçantë tek gratë që përballen me padrejtësi në vendin e punës

Kjo marrëveshje përforcon përkushtimin tonë për mbrojtje ligjore të barabartë dhe gjithëpërfshirëse, sidomos për grupet më të cenuara.

Në kuadër të këtij bashkëpunimi, të dy institucionet angazhohen të organizojnë aktivitete të përbashkëta, me synimin për të informuar, ndërgjegjësuar dhe fuqizuar gratë punonjëse në lidhje me të drejtat e tyre në punë.

Prej më shumë se 8 vitesh, GADC ka qenë një zë i fortë për të drejtat e grave në sektorët TCFL, duke ofruar trajnime, mbështetje dhe duke ndjekur raste konkrete përpara institucioneve si:
• Inspektoriati i Punës
• Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi
• Gjykatat

Projekti mbështetet financiarisht nga Qeveria Suedeze përmes Olof Palme International Center.

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list