Activities
Nga Shkodra, për një Rajon më të Sigurt për Gratë dhe Vajzat!
Nga 1 deri më 4 Prill 2025, Qendra "Aleanca Gjinore për Zhvillim" (GADC) organizoi në Shkodër workshop-in rajonal të Ekipit Kërkimor në kuadër të projektit “Institucionalizimi i Shërbimeve Cilësore të Rehabilitimit dhe Riintegrimit për Viktimat e Dhunës II,” me mbështetjen e Austrian Development Agency.
Gjatë këtyre ditëve, së bashku me kolegë dhe partnerë nga rrjeti i organizatave në Ballkanin Perëndimor diskutuam mbi përmirësimin e shërbimeve të rehabilitimit dhe riintegrimit për të mbijetuarat e dhunës me bazë gjinore, metodologjitë kërkimore, buxhetimin gjinor, kostimin, ofruesit e shërbimeve sociale dhe sfidat në secilin vend:
• Kosova Women's Network
• Autonomni ženski centar
• Fondacija Udružene žene
• Национална Мрежа Против Насилство врз Жените и Семејно Насилство
• Centar za ženska prava / Women's Rights Center
• AWEN – Albanian Women Empowerment Network
Një moment i veçantë ishte edhe prezenca e znj. Irene Novotny, Menaxhere e Programit të ADA Austria dhe znj. Elona Fana, Menaxhere e Programit të ADA Albania, të cilat ndanë vlerësimin e tyre për punën e përbashkët dhe rëndësinë e bashkëpunimit rajonal për forcimin e shërbimeve për viktimat e dhunës.
U ndanë përvoja, u shqyrtuan kuadrot ligjore dhe praktikat buxhetore të vendeve pjesëmarrëse, dhe u vendosën hapa të qartë për analizën e të dhënave dhe përgatitjen e raportit kërkimor.
Falenderojmë të gjithë pjesëmarrësit për kontributin dhe bashkëpunimin e vyer, si dhe ADA Austria për mbështetjen e vazhdueshme.
GADC
Research and Papers
