Tryezë Diskutimi: Fuqizimi përmes Mentorimit Social - Rrugët Drejt Punësimit

Tiranë, 25 Shkurt 2024 – u zhvillua Tryeza e Diskutimit: "Fuqizimi përmes Mentorimit Social - Rrugët Drejt Punësimit", e organizuar nga Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim (GADC) në kuadër të projektit "Rritja e Punësueshmërisë përmes Mentorimit Social në Shqipëri", me mbështetjen e GIZ përmes Projektit Rajonal “Gjithëpërfshirja sociale e grupeve të cenuara në Ballkanin Perëndimor.”.

Eventi synoi të prezantonte ndikimin e modelit të mentorimit social në përmirësimin e punësueshmërisë për grupet e margjinalizuara, të diskutonte mbi programet qeveritare shqiptare në fushën e punësimit dhe të eksploronte mundësitë për integrimin e mentorimit social në strategjitë kombëtare të punësimit.

Në aktivitet, i cili u zhvillua në format hibrid me pjesëmarrje fizike dhe online, morën pjesë përfaqësues nga institucionet publike, sektori privat, shoqëria civile dhe organizatat ndërkombëtare, duke përfshirë përfaqësues qeveritarë, aktorë të tregut të punës dhe ekspertë të fushës.

Lexoni Buletinin Informativ më poshtë ose ndiqni këtë link për të ndjekur eventin e plotë!

 

BuletiniInformativSM_25.2.2025 PDF DOCUMENT NewsletterSocialMentoring_25.2.2025 PDF DOCUMENT

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list