Rrjeti POP në Konferencën e ICLD 2025 në Tiranë!

31.1.2025 Kolegët e Rrjetit POP, nga Gender Alliance for Development Center (GADC) dhe Qendra Per Progres Rinor, ishin sot të ftuar në konferencën e Grupit të 11-të të Programit të Lidershipit Politik të Grave të Swedish International Center for Local Democracy (ICLD 2025), e cila po mbahet në Tiranë që prej datës 27 janar. 

Gjatë konferencës, patëm mundësinë të organizojmë një workshop me pjesëmarrësit – nënkryetare dhe kryetare të bashkishive nga vende të ndryshme të botës, me temën:
"Forcimi i Demokracisë Lokale në Shqipëri përmes Rrjetit POP dhe Kontratës Sociale"
Ky sesion u fokusua në rolin e organizatave të shoqërisë civile në avancimin e demokracisë lokale dhe zbatimin e Kontratës Sociale. Diskutuam mbi metodologjinë e POP, angazhimin e qytetarëve dhe si mund të forcohet bashkëpunimi me institucionet lokale për politika më të hapura dhe gjithëpërfshirëse.

Në këtë workshop mori pjesë gjithashtu edhe Plejada Gugashi, Menaxhere e Programit në Olof Palmes Internationella Center, e cila ndau perspektivën e saj mbi mbështetjen e demokracisë vendore dhe rëndësinë e bashkëpunimit midis aktorëve lokalë dhe shoqërisë civile.

Ky ishte një moment i rëndësishëm për të ndarë praktikat më të mira dhe për të nxitur dialogun mbi sfidat dhe mundësitë për demokracinë vendore!

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list