Pjesëmarrje në Konsultimin Publik për Planet Sociale 2025-2027 Tiranë!

4.2.2025 Sot Gender Alliance for Development Center (GADC) ne kuader te POP - Perballja e Ofertave Politike mori pjesë në konsultimin publik të organizuar nga Bashkia Tiranë Bashkia Tiranë në kuadër të Kontratës Sociale POP 2023-2027.

Në këtë takim u diskutuan prioritetet kryesore të Planeve Sociale Vendore, të Tiranës si:
-Plani Social Vendor 2025-2027
-Plani i Veprimit për Integrimin e Romëve dhe Egjiptianëve 2025- 2027
-Plani Social për Personat me Aftësi të Kufizuara 2025-2027

Pjesëmarrja jonë synon të kontribuojë me sugjerime konkrete për përmirësimin e shërbimeve sociale dhe forcimin e mbështetjes për grupet më të cenueshme të shoqërisë. Si një prej prioriteteve të Kontratës Sociale POP, në fokusin tonë është Drejtësia Sociale, promovimi i barazisë sociale, rritja e aksesit në shërbime cilësore për të gjithë dhe sigurimi i një mjedisi gjithëpërfshirës që respekton dhe mbron të drejtat e çdo individi.

Lexoni Kontraten Sociale Tirane duke ndjekur kete link: https://popnetwork.al/kontrata-sociale-2023-2027-pop-tirane/ 

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list