Vizitë e Swedish International Centre for Local Democracy në GADC!

27.1.2025 Gjatë kësaj jave patëm kënaqësinë të mirëpresim në zyrat e GADC ICLD 2025 ICLD - Swedish International Centre for Local Democracy të udhëhequr nga përfaqësues e ICLD, dhe nën shoqërimin e Nënkryetares së Bashkisë Tiranë, znj. Keti Luarasi. 

Ky takim na dha mundësinë për një diskutim të hapur dhe të frytshëm me kryetare dhe nënkryetare të pushtetit vendor nga Shqipëria, Kameruni, Gambia, Gana, Kenia, Ruanda, Afrika e Jugut, Turqia, Uganda dhe Zambia. Diskutimi u përqendrua në çështjet kyçe që lidhen me lidershipin politik të grave dhe fuqizimin e tyre në procesin vendimmarrës.

Gjatë këtij takimi, patëm mundësinë të prezantojmë punën dhe aktivitetet e GADC, duke përfshirë:
- Barazia gjinore dhe puna e denjë – Një angazhim i fuqishëm për të promovuar një qasje gjithëpërfshirëse, ku perspektiva gjinore integrohet në politikat dhe programet publike. Ky proces përfshin zbatimin efektiv të buxhetimit të përgjegjshëm gjinor, duke siguruar zhvillim të qëndrueshëm, mundësi të barabarta dhe një mjedis pune që respekton dhe fuqizon gratë në të gjitha fushat e jetës.
- Fuqizimi ekonomik i grave – Një program që mbështet gratë përmes mentorimit, trajnimeve dhe mundësive të reja, duke u mundësuar atyre të përforcojnë rolin e tyre në tregun e punës dhe ekonominë e vendit.
- Dhuna me bazë gjinore, përfshirë dhunën ndaj grave në politikë – Një fenomen që kërkon vëmendje të veçantë për të adresuar format e ndryshme të dhunës dhe diskriminimit me të cilat përballen gratë. Fokusi është krijimi i mekanizmave mbrojtës dhe zgjidhjeve të qëndrueshme për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të drejtë për pjesëmarrjen e tyre të plotë në jetën publike dhe politike.
- Programi “Përballja e Ofertave Politike” – Një iniciativë që synon të forcojë demokracinë vendore përmes rritjes së transparencës dhe përfshirjes aktive të qytetarëve në proceset vendimmarrëse.

Ky ishte një takim i rëndësishëm për të ndarë përvoja, sfida dhe praktika të mira në mbështetje të një lidershipi të barabartë dhe gjithëpërfshirës!

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list