Activities
Takim me Gratë Punonjëse në Fabrikën Remal, Tiranë
Më 19 dhjetor 2024, Qendra “Aleanca Gjinore për Zhvillim” organizoi një takim informues në fabrikën e sektorit fason "Remal" në Tiranë, duke bashkuar gratë punonjëse për të diskutuar mbi të drejtat e tyre në vendin e punës dhe mundësitë e bashkëpunimit.
Gjatë takimit u trajtuan tema si kontratat e punës, mbrojtja e grave shtatzëna, pagesa e drejtë, pushimet dhe mundësitë për raportimin e shkeljeve përmes numrit të gjelbër falas 08001818. Takimi u fokusua gjithashtu tek çështjet e shëndetit në fabrikat e fasonerisë, duke trajtuar incidentet në punë, sëmundjet profesionale dhe përmbushjen e standardeve të sigurisë dhe shëndetit nga fabrikat. Gratë, të cilat kishin marrë pjesë në trajnime të mëparshme, treguan një nivel të lartë angazhimi dhe ndanë përvoja personale, duke e kthyer diskutimin në një forum të hapur dhe konstruktiv.
Një pjesë kyçe ishte përforcimi i rrjetëzimit dhe mbështetjes reciproke mes grave punonjëse, duke theksuar rëndësinë e organizimit për të ndikuar pozitivisht në kushtet e punës dhe mbrojtjen e të drejtave. Pjesëmarrëset ndanë përvojat dhe problematikat e tyre.
Ky aktivitet tregoi se informimi dhe angazhimi i grave është kyç për përmirësimin e kushteve të punës dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre.
GADC
Research and Papers
