Activities
Tryezë Diskutimi në Shkodër: “Përmirësimi i Dialogut Social dhe Bashkëpunimit për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë në Industrinë Fason”
Më 13 dhjetor 2024, Qendra “Aleanca Gjinore për Zhvillim” organizoi një tryezë diskutimi me temën “Përmirësimi i Dialogut Social dhe Bashkëpunimit për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë në Industrinë Fason” në Hotel Mozart, Shkodër. Aktiviteti mblodhi përfaqësues të institucioneve shtetërore, organizatave joqeveritare, përfaqësues të Shoqatës Pro Export Albania dhe aktorë të tjerë të rëndësishëm për të diskutuar sfidat dhe mundësitë në këtë sektor.
Gjatë tryezës, u trajtuan tema si kushtet e punës, rreziku i mbylljes së vendeve të punës, inspektimet në sektorin fason dhe boshllëqet në legjislacion. Një fokus i veçantë iu dha rëndësisë së pranisë efektive të mjekut të punës dhe mekanizmave për sigurinë dhe shëndetin në punë.
Diskutimet u përqendruan gjithashtu në rekomandime për përmirësimin e kushteve të punës, duke përfshirë propozime nga përfaqësues të Inspektoratit të Punës, Shëndetit Publik dhe aktorëve të tjerë. Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit “Përmirësimi i të Drejtave të Punës dhe Mbrojtjes së Grave, me fokus të veçantë tek gratë punonjëse në sektorin e veshjeve,” mbështetur nga Qeveria Suedeze përmes organizatës suedeze “The Olof Palme International Center.”
Ky bashkëpunim dhe dialog i hapur kontribuon në avancimin e të drejtave të punës dhe përmirësimin e kushteve për gratë punonjëse në sektorin fason.
GADC
Research and Papers
