Mbrojtja e të Drejtave të Grave në Tregun e Punës – Melgushi Shpk, Shkodër

Më 8 nëntor 2024, Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim (GADC) organizoi një takim ndërgjegjësues dhe informues në fasonerinë Melgushi Shpk në Shkodër. Në aktivitet morën pjesë 21 gra punonjëse, të moshës 30-55 vjeç, me qëllimin për t’i informuar mbi të drejtat e tyre në tregun e punës dhe për t’i ndërgjegjësuar që të kërkojnë zbatimin e këtyre të drejtave.

Gjatë takimit u diskutua mbi kontratat e punës, marrëdhëniet e punës për gratë shtatzëna dhe nënat me fëmijë, si dhe rregullat për lejen e lindjes dhe kthimin në punë. Gratë ndanë përvojat e tyre, duke përmendur se ndiheshin të sigurta me kontratat individuale pa afat dhe se kushtet e punës ishin të kënaqshme.

Takimi u fokusua gjithashtu tek çështjet e shëndetit në fabrikat e fasonerisë, duke trajtuar incidentet në punë, sëmundjet profesionale dhe përmbushjen e standardeve të sigurisë dhe shëndetit nga fabrikat.

Një diskutim i veçantë u përqendrua dhe tek paga e jetesës dhe roli i shtetit në rritjen e kontributeve të punëdhënësve dhe punëmarrësve. Gratë shprehën interes për të mësuar më shumë mbi mbështetjen shtetërore dhe garancitë që ofron për një pagë të denjë.

Ky aktivitet shënoi një hap të rëndësishëm drejt ndërgjegjësimit të grave punonjëse për të drejtat e tyre, duke i pajisur ato me informacion dhe duke inkurajuar pjesëmarrjen aktive në përpjekjet për të përmirësuar kushtet e punës dhe pagat.

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list