Activities
Mbrojtja e të Drejtave të Grave në Tregun e Punës – Kosmac, Vau Dejës
Më 7 nëntor 2024, Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim organizoi një trajnim të veçantë në fabrikën An&Ges në fshatin Kosmac, Bashkia Vau Dejës. Në këtë aktivitet morën pjesë 18 gra dhe vajza, të cilat u angazhuan me interes të madh, duke theksuar se ishte hera e parë që një trajnim i tillë zhvillohej në ambientet e tyre të punës.
Trajnimi nisi me prezantimin e trajnueses dhe shpërndarjen e materialeve informuese, përfshirë detaje mbi rëndësinë e fokusimit te paga e jetesës. Diskutimet u përqendruan te Kodi i Punës në Shqipëri, format e kontratave të punës dhe mbrojtja e grave shtatzëna në vendin e punës.
Një pjesë e madhe e pjesëmarrëseve ishin gra të reja me plane për të pasur fëmijë, dhe diskutimi u përqendrua te pushimet e lindjes dhe oraret e punës pas lindjes. Mungesa e çerdheve në Bashkinë Vau Dejës u identifikua si një pengesë për rritjen e pjesëmarrjes së grave në fasoneri.
Ky trajnim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt fuqizimit të grave dhe përmirësimit të kushteve të tyre në tregun e punës, duke nxitur ndërgjegjësimin për të drejtat dhe mundësitë që kanë.
GADC
Research and Papers






