Të Drejtat në Punë dhe Pagat e Denja: Takim me Gra Punonjëse në Sektorin Fason – Shkodër

Më 6 nëntor 2024, Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim organizoi një takim të veçantë me gratë punonjëse të fabrikës Madish në Shkodër, që operon në sektorin e prodhimit të veshjeve. Tema kryesore e këtij takimi ishte “Mbrojtja e të Drejtave të Grave në Tregun e Punës.”

Takimi shërbeu si një platformë për të adresuar sfidat me të cilat përballen gratë në përditshmërinë e tyre të punës. Diskutimet u përqendruan te çështje të rëndësishme si: sëmundjet profesionale, mbrojtja për gratë shtatzëna, puna gjatë natës, leja e mëmësisë, përkujdesja për fëmijët, pushimet prindërore, orët dhe turnet e punës, si dhe respektimi i kohës javore të punës dhe pushimeve.

Takimi u fokusua gjithashtu tek çështjet e shëndetit në fabrikat e fasonerisë, duke trajtuar incidentet në punë, sëmundjet profesionale dhe përmbushjen e standardeve të sigurisë dhe shëndetit nga fabrikat.

Një element i rëndësishëm i takimit ishte diskutimi për pagat e denja. U theksua rëndësia e garantimit të një shpërblimi të drejtë për punën që këto gra kryejnë, duke theksuar se barazia gjinore duhet të reflektohet edhe në vlerësimin financiar të kontributit të tyre.

Gjithashtu, u nënvizua domosdoshmëria e organizimit dhe bashkëpunimit mes grave punonjëse. Vetëm duke bashkuar forcat dhe ngritur zërin, mund të arrihet ndryshimi i kushteve të punës dhe sigurimi i të drejtave të tyre.

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list