Tryezë e Nivelit të Lartë - Fuqizimi i Grave në Politikë: Sfidat, barrierat & zgjidhjet për Aksesin e Barabartë në Financat Politike dhe Dhunën me Bazë Gjinore në Politikë

Më 17 Dhjetor 2024, organizuam një tryezë diskutimi : Fuqizimi i Grave në Politikë: Sfidat, Barrierat & Zgjidhjet për Aksesin e Barabartë në Financat Politike dhe Dhunën me Bazë Gjinore në Politikë. Deputetë të Kuvendit, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe vendore, si dhe institucione të pavarura ndanë pikëpamjet dhe angazhimet për të mbështetur pjesëmarrjen e grave në vendimmarrje.

Studimi i realizuar nga GADC dhe Westminster Foundation for Democracy solli gjetje të rëndësishme

Sipas të anketuarve që morën pjesë në pyetësorin online mbi dhunën ndaj grave në politikë, rezultoi se:

  • 72.5% e grave dhe 68.6% e burrave shprehen se gratë në politikë përballen me forma të ndryshme dhune.
  • 61% e grave dhe 49% e burrave shprehen se partitë politike nuk kanë mekanizma ose nuk jane te sigurte se forcat politike kane mekanizmave në vend për të adresuar dhe parandaluar dhunën ndaj grave në politikë.
  • vetem 11.4% e burrave dhe 4.7% e grave shprehen se efektive janë organet qeveritare dhe organet e zbatimit të ligjit në adresimin e dhunës ndaj grave në përgjithësi jane shume efektive.
  • njezeri (90% e grave dhe 94% e burrave) e shikojne si shume te rendesishme monitorimin e dhunes ndaj grave ne politike.
  • 20% e grave dhe 40% e burrave pohojne se kane perjetuar dhune ne aktivitete politike dhe vetem 36.7% e grave e kane raportuar kete dhune, krahasuar me 63.3% te burrave.

Raporti i plotë mbi Dhunën ndaj Grave në Politikë dhe nevojën emergjente për adresim dhe efektivitet mund te lexohet ne dokumentin bashkangjitur. 

 

RaportStudimor_DhunandajGravenepolitike PDF DOCUMENT

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list