Activities
Eventi "Artizanati: Udhë drejt Fuqizimit Ekonomik të Grave"
Më 12 dhjetor, Gender Alliance for Development Center (GADC) organizoi eventin "Artizanati: Udhë drejt Fuqizimit Ekonomik të Grave" në Tiranë.
Projekti ynë: Një hap drejt të ardhmes!
Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit “Të lëmë të kaluarën pas: Ndërtojmë rezistencë ndaj ekstremizmit të dhunshëm nëpërmjet mbështetjes dhe edukimit”, mbështetur nga GCERF Global Community Engagement and Resilience Fund në partneritet me Linjën e Këshillimit për Gra dhe Vajza dhe Qendrën Kombëtare Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm CVE Albania.
Rezultatet dhe përvoja të ndara:
Prezantuam rezultatet dhe metodologjinë për fuqizimin ekonomik të grave dhe vajzave.
Diskutuam përvojat dhe sfidat nga procesi i rehabilitimit dhe ri-integrimit.
Ekspozuam produkte artizanale të krijuara nga gratë përfituese, të vlerësuara nga një juri e përbërë nga trajneret që i udhëhoqën gjatë vitit. Gjithashtu, ndamë Çertifikata Vlerësimi për të festuar arritjet e tyre.
Një falënderim i veçantë për pjesëmarrësit që kontribuan me mendime dhe inkurajim për gratë drejt një të ardhme të qëndrueshme!
GADC
Research and Papers






