Juria Vlerëson Punimet më të Mira të Grave të Trajnuara për Handmade dhe Sapunin Artizanal

Më 26 nëntor, në zyrat e GADC-se me trajnerët që ofruan trajnimet për handmade dhe prodhimin e sapunit artizanal!

Së bashku, vlerësuam punimet më të mira që gratë pjesëmarrëse kanë krijuar gjatë projektit. Këto produkte janë një dëshmi e talentit dhe përkushtimit të tyre.

Punimet e përzgjedhura do të prezantohen në aktivitetin përmbyllës të projektit më 6 dhjetor. Ky është një hap i rëndësishëm në promovimin e punës dhe integrimit të tyre në shoqëri.

Ju ftojmë të ndiqni rrugëtimin e këtyre grave të mrekullueshme! Më shumë detaje nga punimet, pas datës 6 dhjetor!

Ky aktivitet u organizua në kuadër të projektit “Të lëmë të kaluarën pas: ndërtojmë rezistencë ndaj ekstremizmit të dhunshëm nëpërmjet mbështetjes dhe edukimit” zhvilluar në bashkëpunim me Linjën e Këshillimit për Gra dhe Vajza (LKGV) dhe Qendrën Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm (CVE), me mbështetjen e Global Community Engagement and Resilience Fund (GCERF).

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list