Workshop-i i radhës në Dibër: Thellimi i njohurive mbi ekstremizmin

Më 21 nëntor 2024, Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim (GADC) organizoi një workshop njëditor në Dibër, në kuadër të projektit “Krijimi i të Ardhmes: Fuqizimi i Grave të Reja për të Kundërshtuar Ekstremizmin dhe Radikalizmin,” mbështetur financiarisht nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun të Ambasadës së SHBA në Tiranë.

Ky aktivitet bashkoi mësuese, mjeke dhe infermiere nga 15 njësitë administrative të Dibrës për të forcuar njohuritë dhe ndërgjegjësimin e tyre mbi ekstremizmin e dhunshëm.

Workshopi kishte si synim pajisjen e pjesëmarrësve me njohuri të thelluara mbi shkaqet lokale të ekstremizmit, zbatimin e strategjive efektive për parandalimin e tij dhe promovimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve publike, autoriteteve lokale dhe shoqërisë civile.

Një pjesë e rëndësishme e diskutimit me pjesëmarrëset ishte mënyra e identifikimit dhe raportimit të rasteve të dyshuara, duke theksuar rëndësinë e rolit të tyre në krijimin e një rrjeti efektiv raportimi dhe ndërhyrjeje. Ky bashkëpunim synon të krijojë një qasje të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse për përballimin e këtyre sfidave.

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list