Activities
Mbështesni Deklaratën Publike për Paga të Drejta dhe të Mjaftueshme për Jetesë në Shqipëri
Të jetosh një jetë të denjë nuk do të thotë të kesh strehim dhe ushqim. Por, edhe të kesh mundësi të kursesh para në fund të muajit.
Paga e jetesës në Shqipëri sipas studimit te Clean Clothes Campaign në vitin 2018 ishte 104, 980 lekë, minimumi i kërkuar për një punëtor për të përballuar një standard të mirë jetese për veten dhe familjen e tij. https://gadc.org.al/.../upload/CCC_POLICY%20PAPER_ALB.pdf Ai përfshin nevojat themelore të punëtorëve dhe familjeve të tyre, të tilla si ushqimi, veshmbathja, strehimi, transporti publik, shërbimet, telekomunikacionin, arsimimin, kujdesin shëndetësor, aktivitetet e kohës së lirë dhe aktivitetet kulturore, duke lejuar të ardhura diskrecionale deri në 10% të pagës. Paga e jetesës është një e drejtë themelore e njeriut!
Ndërkohë në vendin tonë, sipas të dhënave të INSTAT për tremujorin e dytë të vitit 2024, paga mesatare bruto është 75,114 lekë për person dhe 𝟐𝟓.𝟖 % 𝐞 𝐩𝐮𝐧𝐨𝐧𝐣𝐞̈𝐬𝐯𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐞̈𝐫𝐢 𝐦𝐚𝐫𝐫𝐢𝐧 𝐩𝐚𝐠𝐞̈ 𝐦𝐢𝐧𝐢𝐦𝐚𝐥𝐞, ose thënë ndryshe çdo fund muaji ata shpërblehen me 𝟑𝟓,𝟓𝟐𝟎 𝐥𝐞𝐤𝐞̈.
Për të jetuar me të vërtetë një jetë të denjë, paga minimale aktuale neto (35,520 lekë) nuk është e mjaftueshme, por është thjesht mbijetesë.
Përcaktimi i një page të jetesës është një nevojë urgjente për të siguruar që familjet shqiptare të mund të jetojnë një jetë të denjë dhe të kenë mundësinë për të përmbushur nevojat e tyre themelore.
Rrjeti i Clean Clothes Campaign ka bashkuar forcat me partnerët dhe aleatët në mbarë botën për të shënuar për herë të parë Ditën e Pagës së Jetesës më 25 shtator 2024. Qëllimi kryesor është të iniciohet një lëvizje globale e dedikuar për të siguruar që të gjithë punonjësit në çdo vend të botës të marrin një pagë që plotëson nevojat e tyre themelore. Qendra "Aleanca Gjinore për Zhvillim" i është bashkuar kësaj nisme duke marrë mbështetje edhe nga organizata të tjera dhe sindikata shqiptare.
Ju ftojmë të mbështesni Deklaratën Publike për Paga të Drejta dhe të Mjaftueshme për Jetesë në Shqipëri, si një domosdoshmëri për mirëqenien dhe drejtësinë sociale .
Nëse ende nuk e keni lexuar deklaratën, ju lutemi ta gjeni këtu: https://gadc.org.al/media/66ff976e8ba6e.pdf
Mbështesni kërkesën për një pagë që plotëson nevojat themelore të punonjësve duke plotësuar formularin https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSfyyx7fhdOs4cOk-ug7ZNaehamtxv_9nXtQSeeiZmcuUNUu2A/viewform ose dergoni mbeshtetjen tuaj duke derguar nje email ne [email protected]
Kjo deklaratë kërkon veprim të menjëhershëm nga të gjithë aktorët e shoqërisë shqiptare, përfshirë qeverinë, punëdhënësit, sindikatat dhe organizatat e shoqërisë civile, për të prioritizuar zbatimin e një page të mjaftueshme për jetesë.