Activities
Aktiviteti “Ki guxim t’u thuash jo armëve!”
20.09.2024
Organizuam ne date 20 shtator aktivitetin me teme: “K’i guxim t’u thuash jo armëve!”, në kuadër të projektit “Asistencë ndaj autoriteteve kombëtare të Republikës së Shqipërisë për të ulur rrezikun e përhapjes dhe keqpërdorimit të armëve të vogla dhe të lehta (AVL)”, që po zbatohet nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian, Gjermanisë dhe Francës.
Ky aktivitet është krijuar posaçërisht për të informuar pjesëmarrësit për rreziqet serioze që lidhen me keqpërdorimin e armëve të vogla dhe të lehta. Përtej vetëm rritjes së ndërgjegjësimit, kërkojmë të frymëzojmë veprimin. Së bashku me nxënës të shkollave të mesme të Tiranës eksploruam jo vetëm pasojat e rënda të keqpërdorimit të armëve të zjarrit - dhunën, humbjen e jetës dhe prishjen e harmonisë sociale - por edhe strategji proaktive për promovimin e paqes dhe sigurisë brenda shkollave, familjeve dhe komuniteteve tona.
Në aktivitet morën pjesë dhe nderuan me fjalën e tyre, zv. Ministri i brendshëm, z. Besfort Lamallari; znj. Silda Anagnosti, Zëvendësminstre e Jashtëme, z. Darko Angelov, Kryetar i Departamentit të Sigurisë dhe Bashkëpunimit, Prezenca e OSBE në Shqipëri, znj. Zamira Gjini, Drejtor i Përgjithshëm, Drejtoria e Përgjithshme e Zhvillimit të Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor, Ministria e Arsimit dhe Sportit, Kryekomisar Roland Alushani, specialist në sektorn e Policimit në Komunitet, Drejtori a e Rendit publik; z. Arjan Dyrmishi, Drejtor Qendra për studime të Demokracisë dhe Qeverisjs, ekspert në fushën e sigurisë.
COD - Center For Openness And Dialogue
Aktiviteti u përshëndet nga këngëtari Gerald Xhari - Big Basta i cili ka realizuar këngën e kësaj fushate “Leji Armët“ Big Basta https://youtu.be/u2EbK6dJUeE?si=VMly2AK1Kn4GnZ4p. Një mur beze u mbush me mesazhe paqe, kundër dhunës dhe keqpërdorimit të armëve të lehta dhe të zjarrit nga nxënësit e pranishëm.