Të Drejtat në Punë dhe Pagat e Denja: Takim me Gra Punonjëse në Fasoneri

17.5.2024

Më datë 17 maj 2024, Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim organizoi një takim të veçantë me gratë punonjëse në sektorin e prodhimit të veshjeve dhe këpucëve në qytetin e Tiranës. Tema kryesore e takimit ishte "Mbrojtja e të drejtave të grave në tregun e punës."

Gjatë këtij takimi, u ngritën dhe u diskutuan problematikat që hasin gratë punonjëse të sektorit gjatë punës së përditshme. Diskutimet përfshinë një gamë të gjerë çështjesh të rëndësishme, duke përfshirë:

- Rreziqet dhe të drejtat në punë: Diskutimet u përqendruan në çështje si sëmundjet e lidhura me punën, dispozitat për gratë shtatzëna, dhe mbrojtja për punën e natës.

- Mëmësia dhe përkujdesja për fëmijët: U trajtuan çështjet e mëmësisë, përkujdesjes për fëmijët, dhe lejet prindërore, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes për gratë që balansojnë detyrimet familjare dhe ato profesionale.

- Orët e punës dhe puna me turne: U diskutua për kohën javore të punës, pushimet dhe funksionimin e punës me turne, me qëllim të përmirësimit të kushteve të punës për gratë në këtë sektor.

Një aspekt i rëndësishëm i diskutimit ishte pagat e denja. Është koha që t'i japim rëndësi të barabartë pagesës për punën që këto gra kryejnë. Diskutimet theksuan nevojën për një kompensim të drejtë dhe të barabartë për punën e tyre, duke adresuar pabarazitë e tanishme.

Gjatë takimit, u prezantuan në mënyrë të detajuar kontratat e punës për gratë punonjëse në sektorin e fasonerisë, duke përfshirë ato individuale, kolektive, me kohë të caktuar dhe me kohë të papërcaktuar. Po ashtu, u diskutua për marrëdhëniet e punëdhënësit dhe punëmarrësit në rastet e zgjidhjes së kontratës, duke u fokusuar në të drejtat e punonjësve dhe procedurat që duhet të ndiqen.

Një fokus i veçantë i diskutimit ishte organizimi dhe bashkëpunimi midis grave punonjëse në sektorin fason. Vetëm duke bashkuar zërat tanë dhe duke përdorur argumente të forta, mund ta ndryshojmë këtë situatë. Le të krijojmë një shoqëri ku të drejtat gjinore respektohen dhe pagat janë të drejta.

Ky takim ishte një hap i rëndësishëm drejt avancimit të të drejtave të grave në tregun e punës dhe përmirësimit të kushteve të punës për gratë në sektorin e prodhimit të veshjeve dhe këpucëve. Ne do të vazhdojmë të punojmë për mbrojtjen e të drejtave të tyre dhe për krijimin e një mjedisi pune më të drejtë dhe më të barabartë.

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list