Tubimi paqësor për 1 Maj 2024

Unioni i Sindikatave Shqiptare dhe Koalicioni për të Drejtat në Punë, i përbërë nga organizata të shoqërisë civile dhe sindikata, ku është pjesë edhe  Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim, organizoi një tubim paqësor në Bulevardin Dëshmorët e Kombit përballë “Kryeministrisë” në 1 Maj 2024. Nën sloganin "DINJITET PËR PUNËTORËT!", ky tubim kishte për qëllim të sensibilizonte punonjësit, të lobonte për dëgjimin e zërit të tyre dhe të ndikonte në ndryshimet në politika dhe ligje për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve.

Punonjësit nga sektorë të ndryshëm si fasoneria, shëndetësia, arsimi, pastrimi, call center, nafta, shërbimet publike, transporti, etj, ndanë historitë e tyre personale, mesazhet dhe kërkesat për institucionet përkatëse në këtë ditë të përkujtimit të përpjekjeve dhe sfidave që punonjësit kanë hasur në vendin e punës. Gjithashtu, u diskutua edhe rritja e emigrimit të forcës punëtore, duke lënë sektorë të caktuar të punës në vështirësi.

Në këtë tubim, Unioni i Sindikatave Shqiptare dhe Koalicioni për të Drejtat në Punë drejtuan një thirrje publike kryeministrit dhe institucioneve të vendit për të ndërmarrë hapa të menjëhershëm për të adresuar shqetësimet e punonjësve dhe për të garantuar mbrojtjen e të drejtave të tyre në vendin e punës. Thirrja përfshinte kërkesa për përllogaritjen dhe vendosjen e minimumit jetik nga shteti shqiptar, sigurimin e kushteve të punës të sigurta dhe të shëndetshme, reformimin e institucioneve të punës në Shqipëri, si dhe ndërtimin e një mjedisi të ndershëm pune dhe respektimin e të drejtave të punëtorëve dhe sindikatave.

Kjo thirrje publike u bë në përgjigje të nevojave dhe sfidave që kanë hasur punonjësit në Shqipëri, duke mbështetur misionin e promovimit dhe mbështetjes së të drejtave në punë dhe punës së denjë.

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list