Events
V në SHqiperi!
VJEN PËR HERË TË PARË NË SHQIPËRI V. (E NJOHUR MË PARË SI EVE ENSLER)!
Artiste dhe aktiviste feministe amerikane me famë botërore. Pjesa e saj teatrale “Monologjet e Vaginës” e shkruar në vitin 1996 u përkthye dhe u shfaq në 35 gjuhë, dhe i dha jetë Ditës V (V-Day), një lëvizje globale aktivizmi për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave dhe vajzave në botë.
Nuk është e kollajtë ta përcaktosh V.! Ajo ka ngritur zërin, ka qenë në rradhë të parë të
protestave, ka shërbyer në qendra ndihme, ka lobuar qeveri e organizma ndërkombëtarë, dhe ka shkruar pjesë teatrale, skenarë filmash, artikuj e libra mbi dhimbjet e fitoret e grupeve të ndryshme shoqërore që kanë mbijetuar shkeljen e të drejtave të tyre: që nga viktimat e padijes dhe diskriminimit që shoqëruan pandeminë e HIV/AIDS, tek gratë dhe vajzat viktima të përdhunimit në të gjithë botën, duke përfshirë gjatë luftrave në ish-Jugosllavi në vitet 1990, e deri tek viktimat e krimeve mjedisore.
MOS E HUMBISNI RASTIN TË MERRNI PJESË E TË KONTRIBUONI NË DY AKTIVITETE TË VEÇANTA ME V.!
ÇFARË: Shfaqja “Monologjet e Vaginës” në prani të autores V. (e njohur më parë si Eve Ensler)
KUR: E mërkurë, 22 nëntor, 2023, ora 18:30
KU: Teatri Kombëtar (ArTurbina, Tiranë)
ÇFARË: Bisedë me V. (e njohur më parë si Eve Ensler)
KUR: E enjte, 23 nëntor, 2023, ora 18:30
KU: Qendra Destil, Tiranë
Ju lutemi, konfirmoni pjesëmarrjen në të dyja aktivitetet ose në njërin prej tyre, deri në fund të ditës më 20 nëntor 2023, në adresën ilirianabasha@gmail.com ose në WhatsApp në numrin: +355 69 850 3707
Ju mirëpresim!
GADC
Research and Papers
