Activities
GADC Mbështet Protestën e Punëtoreve të Fasonerisë në Fier
7.10.2023
GADC po mbeshtet protesten e grave dhe vajzave punëtore të Fabrikës “Ozgun Kan Albania”, te cilat i kërkojne Prokurorisë Fier t’i jap fund menjëherë zvarritjes së shqyrtimit të kallëzimit penal ndaj kompanisë “Ozgur Kan Albania”, e cila në mënyrë abuzive nuk ka paguar pagat e tyre për një periudhë prej dy muaj e dhjetë ditë.
"Kallëzimi jonë ka më shumë se dy muaj që ‘fle’ në zyrat e prokurorisë dhe asgjë nuk është bërë për t’i dhëne fund hetimit gjyqesor dhe ta dergoje ceshtjen per gjykim në mënyrë që kompania ti jap fund abuzimit duke na paguar pagat e papaguara. Ne jemi 70 gra e vajza, që punuam pa nënshkruar kurrë një kontratë me kompaninë (sepse kështu ndodh në Shqipëri, sidomos në fasoneri). Ne zbatuam çdo kërkesë që merrnim nga menaxherët e fabrikës, përfshirë normat e larta dhe shpesh të papërballueshme. Në fund mundi ynë dy mujor nuk u shpërblye."
Për këtë grate dhe vajzat kërkojnë drejtësi!
GADC
Research and Papers
