Përparësi dhe sfida të grave në sektorin e veshjeve dhe këpucëve në Shqipëri: Një thirrje për bashkëpunim dhe përmirësim

Në datë 25.7.2023 Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim ka organizuar një tryezë diskutimi të rëndësishme me temën "Gratë, pagat dhe sigurimet në sektorin e prodhimit të veshjeve dhe këpucëve në Shqipëri". Qëllimi i tryezës ishte fokusimi në diskutime në lidhje me sigurimet shoqërore, pensionin dhe pagën minimale të punonjëseve të sektorit të prodhimit të veshjeve dhe këpucëve në Shqipëri.

Siç jemi të gjithë të vetëdijshëm, të drejtat e punëtorëve, mbrojtja nga diskriminimi dhe shanset e barabarta janë çështje themelore në fushën e punës dhe të drejtave të njeriut, ndaj është i rëndësishëm shqyrtimi dhe adresoimi i vështirësive dhe sfidave specifike që kanë hasur punonjëset në sektorin e prodhimit të veshjeve dhe këpucëve në Shqipëri.

Për të diskutuar këto çështje kaq të rëndësishme dhe të ndjeshme, të ftuarit në tryezë ishin përfaqësues nga institucionet shtetërore, shoqatat e prodhuesve, zyrtarë të industrisë së veshjeve dhe këpucëve, përfaqësues të sindikatave dhe organizatave të shoqërisë civile.

Përfaqësuesit si Znj. Irida Qosja nga Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore, Znj. Edlira Krekas nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, Z. Robert Gajda, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi treguan se këto janë çështje të rëndësishme për shtetin dhe qeverinë, si dhe për të drejtat e njeriut.

Gjithashtu, ishin prezente përfaqësues nga shoqatat e prodhuesve, përfaqësues zyrtar i industrisë së veshjeve dhe këpucëve, z. Edvin Prenci, President i ProEksport Albania, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile dhe sindikatave në sektor të ndryshëm si nga Solidarity Center z. Stiven McCloud, si dhe përfaqësues të Koalicionit për të Drejtat në Punë. 

Pjesë e tryezës ishte dhe një përfaqësuese e punonjësve të fasonerisë e cila ndau me pjesëmarrësit në këtë tryezë më me detaje problematikat që has në punën e saj të përditshme. Shqetësimet e saj lidheshin që nga kontributeve e sigurimeve të pa derdhura për të nga punonjësi i mëparshëm, paga që edhe pse ka patur një indeksim që pas rritjes së pages minimale në 1 Prill 2023 vazhdon të merret pjesërisht në dorë dhe jo e gjitha në bankë, oraret e zgjatura të punës, puna të shtunën si dhe ditët e lejes vjetore që asnjëherë nuk kanë mundur të marrin më shumë sesa 2 javë.

Gjatë tryezës së diskutimit u theksua edhe fakti që ka presion që punëtoret mos të organizohen për të mbrojtur të drejtat e tyre, ndërsa problematikat e shkeljeve në transferimin e detyrimeve nga një NIPT tek tjetri duhen adresuar me seriozitet.

Ndërkaq, rëndësia e raportimit të shkeljeve të drejtave të punëtorëve menjëherë dhe në kohë u theksua si një hap i domosdoshëm drejt përmirësimit. Publikimi në e-albania i statusit të pagesave të sigurimeve si edhe përpjekjet e ProEksport Albania për të rritur kapacitetet e punëdhënësve janë hapa pozitivë drejt një marrëdhënieje më të shëndoshë mes palëve. 

Këto cështje por edhe të tjera u diskutuan më gjerësisht nga pjesëmarrësit në këtë tryezë duke vënë theksin tek bashkëpunimi për të evidentuar problematikat dhe përmirësuar kushtet e punës për gratë, punonjëse në sektorin e prodhimit të veshjeve dhe këpucëve.

Në fund por shume e rëndësishme është edhe vlerësimi dhe të nxjerrim në pah edhe rastet e mira dhe të suksesshme të fabrikave që përmbushin kushtet sipas ligjit në fuqi dhe kodit të punës.

Duke qenë se ky eveniment mbështetet nga Olof Palme International Center dhe Qeveria Suedeze, ka një garanci të ndërgjegjshme dhe të besueshme se ky është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të kushteve të punës për gratë në sektorin e veshjeve dhe këpucëve në Shqipëri.

 

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list