Activities
Trajnim me gra sipërmarrëse në Petrelë
20.07.2023 Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim po zbaton projektin "Fuqizimi Ekonomik i Grave dhe Perspektiva Gjinore në Zinxhirin e Vlerave të Biznesit", përmes të cilit synon të adresojë çështjet e barazisë gjinore dhe fuqizimit ekonomik të grave sipërmarrëse në kontekstin e pandemisë COVID-19 dhe ndryshimeve klimatike. Projekti mbështetet nga Gender Equity and Equality Action (GEEA) i Departamentit të Shtetit dhe Ambasada e SHBA në Tiranë.
Një pjesë e rëndësishme e këtij projekti janë trajnimet që po zhvillohen me gra sipërmarrëse në njësi të ndryshme administrative të Tiranës, me qëllimin për të përmirësuar qasjen e grave në tregun e biznesit, për t'i fuqizuar ato dhe për të reduktuar pasiguritë që përjetojnë në zhvillimin e biznesit të tyre.
Trajnimi i radhës ishte më 20.07.2023 në Petrelë, ku gratë sipërmarrëse morën njohuri mbi aksesin financiar, buxhetimin, produktet bankare, zinxhirin e vlerave dhe produktet e sigurimeve. Trajnimi ofroi gjithashtu informacion dhe udhëzime për t’i ndihmuar gratë të marrin vendime të informuara dhe të tejkalojnë pengesat në zhvillimin e biznesit.
GADC
Research and Papers
