Activities
Trajnim me Gra në Biznes në Njësinë Administrative nr. 6, Tiranë
21.06.2023 Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim po implementon projektin "Fuqizimi Ekonomik i Grave dhe Perspektiva Gjinore në Zinxhirin e Vlerave të Biznesit" për të adresuar çështjet e barazisë gjinore dhe fuqizimit ekonomik të grave sipërmarrëse në kontekstin e pandemisë COVID-19 dhe ndryshimeve klimatike.
Projekti mbështetet nga Gender Equity and Equality Action (GEEA) i Departamentit të Shtetit dhe Ambasada e SHBA në Tiranë.
Qëllimi i projektit është të përmirësojë qasjen e grave sipërmarrëse në tregun e biznesit dhe t'i fuqizojë ato, duke krijuar një ndryshim pozitiv dhe ofruar inkurajim dhe frymëzim. Synohet të fuqizojë ekonomikisht gratë dhe të ulë nivelin e pasigurisë që përjetojnë.
Në datën 21.06.2023, u mbajt trajnimi i radhës tek Helio Gastronomi, me pjesëmarrjen e grave në biznes në njësinë administrative nr. 6 dhe stafit të njësisë administrative. Trajnimi i kushtoi vëmendje të veçantë njohurive në fushën e aksesit financiar, buxhetimit, produkteve bankare, zinxhirit të vlerave dhe produkteve të sigurimeve. Trajnimi ofroi informacion dhe udhëzime për të ndihmuar gratë të marrin vendime të informuara dhe të tejkalojnë pengesat në zhvillimin e biznesit.