Deklaratë në lidhje me gratë dhe vajzat në politikë: Përfaqësimi, promovimi, financimi, mbrojtja

Qendra "Aleanca Gjinore për Zhvillim" ka vëzhguar pjesëmarrjen e grave e vajzave në politikën shqiptare dhe veçanërisht në zgjedhjet lokale të 14 Majit 2023.

Pas vlerësimit, kemi identifikuar disa çështje të rëndësishme që na shqetësojnë dhe që vazhdojnë të mbeten të pa adresuara nga partitë politike.

Së pari, cështja e financimit të grave si anëtare partie apo kandidate në zgjedhje është një sfidë themelore për barazinë gjinore në politikë.

Edhe pse ligji parashikon ndihmë financiare për partitë politike, është e dukshme një mungesë e qartësisë dhe transparencës në kriteret dhe procedurat për përdorimin e fondeve në mënyrë që të inkurajohet pjesëmarrja aktive e grave.

Së dyti, seksizmi dhe misogjinia në politikë janë probleme të vazhdueshme që pengojnë avancimin dhe angazhimin e grave.

Gratë dhe vajzat që vendosin të hyjnë në arenën politike përballen me diskriminim dhe kritika të panevojshme bazuar vetëm në gjininë e tyre.

Kërkojmë nga partitë politike të ndërmarrin masa konkrete për të adresuar këto sjellje të pakëndshme dhe të sigurojnë një mjedis politik të barabartë dhe të ndershëm për të gjitha anëtarët e tyre.

Qendra "Aleanca Gjinore për Zhvillim" nxit të gjitha partitë politike shqiptare që të angazhohen aktivisht për zgjidhjen e këtyre çështjeve dhe të sigurojnë një pjesëmarrje të barabartë të grave dhe vajzave në politikë.

Per më shumë ju lutemi të lexoni deklaratën e mëposhme, gjithashtu ju inkurajojmë të lexoni Raportin "Arritja e Barazisë Gjinore në Financimin e Partive Politike në Shqipëri" https://gadc.org.al/.../Barazia%20Gjinore%20ne...

English version: Achieving Gender Equality in Political Party Financing in Albania https://gadc.org.al/.../Gender%20equality%20in...

Falenderojmë për mbështetjen Westminster Foundation for Democracy dhe Ambasadën Britanike në Tiranë.

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list