Activities
Seminari për Gratë Sipërmarrëse "Talent në Biznes"
Qendra "Aleanca Gjinore per Zhvillimi" ka organizuar ne Durres ne datat 2 - 3 shkurt 2023 trajnimin dy ditor “Talent në Biznes për gratë sipërmarrëse”.
Trajnimi u drejtua nga ekspertet e organizatës holandeze "Brilliant Entreprenerus" me shumë vite eksperiencë në mbështetje të grave sipërmarrëse. Ky trajnim u organizua ne kuader te projektit "Ajo Drejton" i zhvilluar nga Qendra "Aleanca Gjinore per Zhvillim" nen kujdesin e drejtoreshes ekzekutive Mirela Arqimandriti me mbeshtetjen e Qeverise Hollandeze. Projekti dhe aktivitetet shoqeruese i kushtohen fuqizimit të grave sipërmarrëse në Shqipëri dhe synon: Krijimin e një mjedisi mundësues për zhvillimin e sipërmarrjes së grave; .Nxitjen e sipërmarrjes së grave shqiptare; Përmirësimin e angazhimeve të shumë aktorëve dhe kompanive financiare potenciale për të mbështetur sipërmarrjen e grave shqiptare.etj.
Ne kete trajnim morem pjese gra ne biznes nga disa qytete te Shqiperise qe zhvillonjne biznesin e tyre ne fusha te ndryshme. Ne perfundim te dites se dyre te trajnimit, aktiviteti u nderua me pjesemarrjen e Sh.T.Z. Reinout Vos, Ambasador i Ambasades Hollandeze ne Shqiperi dhe znj. Emiriana Sako, kryetare e bashkise Durres.
#SheLeads #AjoDrejton #AlbanianWomen #business #women #Network.
GADC
Research and Papers
