Activities
Durres_Tryeza e diskutimit “Të përmirësojmë kushtet e punës në fabrikat e veshjeve dhe këpucëve në Shqipëri”
12.12.2022
Qendra "Aleanca Gjinore per Zhvillim" me mbeshtetjen e Solidarity Center ka organizuar Tryezen e diskutimit me temë “Të përmirësojmë kushtet e punës në fabrikat e veshjeve dhe këpucëve në Shqipëri”
Në këtë tryeze moren pjesë përfaqësues të institucioneve shtetërore: Znj. Adelina Hoxha nga Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive, Drejtoria Rajonale Durres; Znj.Elida Gjoka, Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore, Drejtoria Rajonale Durres; përfaqësues të Solidarity Centre Z. Steven McCloud; Z. Edvin Prence nga Pro Eksport Albania si edhe përfaqësues të biznesit të prodhimit të veshjeve dhe këpucëve në Durres.
Disa prej çështjeve të diskutuara:
- Situata e punësimit në fabrikat e prodhimit të tekstileve dhe këpucëve (sa janë të punësuar në total, sa gra, sa po preket indrustria nga mungesa e fuqisë punëtore, si është gjendja tani pas pandemisë, etj).
- Kushtet e punës në fabrikat e prodhimit të tekstileve dhe këpucëve.
- Funksionimi i Këshillave të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë.
- Ceshtje te lidhura me Konventen C-190 kunder dhunes dhe ngacimimit ne vendin e punes.
- Inspektimet që kryhen në këtë sektor; Ndërmarrjet prodhuese që punojnë në informalitet: kushtet e vështira për punëtorët dhe puna në të zezë (sa evidentohen këto raste, si e prishin konkurencën e ndershme me ndërmarrjet e rregullta).
- Masat që po merren për të përmirësuar situatën në këtë industri.
- Si ka ndikuar projekti i qeverisë për të kaluar prodhimin në cikël të mbyllur, si po reflektohet kjo te punësimi, pagat dhe kushtet e punës.
GADC
Research and Papers
