Tryeza e Diskutimit: "Hapa për analizën me bazë gjinore të zinxhirit të vlerave”

16.11.2022 Tryeza e Diskutimit: "Hapa për analizën me bazë gjinore të zinxhirit të vlerave”. Një diskutim mbi situatën dhe sektorët e biznesit që drejtohen nga gratë e vajzat, të cilat kanë më shumë nevojë për një analizë të zinxhirit të vlerës në Bashkinë e Tiranës. Në këtë diskutim marrin pjesë gra sipërmarrëse që ushtrojnë veprimtarinë në territorin e Bashkisë Tiranë.

Ky takim po organizohet në kuadër të projektit “Fuqizimi Ekonomik i Grave Përmes Analizës së Zinxhirit të Vlerave me Bazë Gjinore”, financuar nga Ambasada Amerikane në Tiranë U.S. Embassy-Tirana dhe zbatuar nga Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim , në Shqipëri.

Gratë dhe vajzat shqiptare janë kontribuese të mëdha, shpesh herë të fshehura në zhvillimin ekonomik të vendit. Ato janë prodhuese të lëndëve të para, pronare dhe sipërmarrëse biznesi, punonjëse të shitjes me pakicë si dhe konsumatore fundore. Ato ndihmojnë bizneset e tyre dhe ato të familjes të kenë sukses dhe të rrisin fitimet, gjë nga e cila përfitojnë të gjithë. Megjithatë, ato vazhdojnë të përballen me pengesa për të arritur potencialin e tyre. Prandaj, fuqizimi i grave në biznes dhe analiza e zinxhirit të vlerave me bazë gjinore në biznesin e saj është mjaft i rëndësishëm.

#valuechain #womeninbusiness #valuechainanalysis #valuechainmanagement #valuechaindevelopment #entrepreneur #valueformoney #logisticsmanagement #businessgrowth #businesssuccess #genderequality #businesswomen

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list