Trajnim me gratë biznesmene në Durres

Vijojne trajnimet nga Qendra “Aleanca Gjinore për Zhvillim” në disa qytete të vendit për t’ju ardhur në ndihmë grave dhe vajzave që drejtojnë bizneset e tyre. Qëllimi kryesor i këtyre aktiviteteve është edukimi i grave në biznes në aspektin financiar për të patur sukses dhe për një biznes të qëndrueshëm.

Ishim në Durres me drejtuese të disa bizneseve në këtë qytet me pjesëmarrjen e grave dhe vajzave të cilat e panë me shumë interes ftesën tonë dhe u bënë pjesë e këtij trajnimi. Ndër të tjera u trajtua, rëndësia e edukimit financiar; elementët bazë të financave dhe rëndësia e planifikimit të tyre; elementët e sistemit tatimor në Shqipëri etj.

Ekspertët e GADC kanë përgatitur një manual të detajuar i cili do të përdoret si udhërrëfyes për të gjitha gratë dhe vajzat të cilat drejtojnë dhe punojnë me bizneset e tyre.

Këto trajnime realizohen në kuadër të projektit “Ajo Drejton” nga Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Vendeve të Ulta.

#SheLeads #AjoDrejton #AlbanianWomen

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list