Webinar nga Rrjeti Mbikëqyrës i Buxhetimit Gjinor

Rrjeti Mbikëqyrës i Buxhetimit Gjinor është i lumtur të ndajë me ju produktin tonë të ri të Raportit të Monitorimit mbi Ndikimin Fiskal të Krizës COVID-19 te Gratë në Ballkanin Perëndimor dhe Republikën e Moldavisë, i cili paraqet afatet kohore, përgjegjshmërinë gjinore, transparencën dhe përfshirjen e masave të reagimit ndaj COVID-19 , si dhe llogaridhënien për mënyrën se si u ndanë financat publike për barazinë gjinore të qeverive në Ballkanin Perëndimor dhe Moldavi.

Bazuar në raportet kombëtare të mbikëqyrjes dhe ndikimin që reagimi i COVID-19 pati në barazinë gjinore, Rrjeti Mbikëqyrës i Buxhetimit Gjinor do të nisë një fushatë për të mobilizuar shoqërinë civile në kërkim të rimëkëmbjes feministe pas COVID-19.

Hapi i parë përpara është t'ju ftojmë në një Webinar më 20 tetor në orën 14:00 - 16:00. Ju lutemi regjistrohuni si vijon: 

Rimëkëmbja feministe pas COVID-19: 

https://us02web.zoom.us/ meeting/register/ tZErce6grz8jHNS6nsBWPV7- Ib2ik0UOKyga

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list