Tryezë Diskutimi “Tërmeti dhe Rimëkëmbja” - Një vit pas Konferencës së Donatorëve

22 shkurt 2021 Qendra “Aleanca Gjinore për Zhvillim”(GADC) organizoi një Tryezë Diskutimi me temë: “Rimëkëmbja e familjeve të prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019”, që la pas 51 viktima, qindra të plagosur dhe mijëra të pastrehë”.

Ky aktivitet organizohet në kuadër të projektit “Forcimi i kapaciteteve të njësive të vetqeverisjes vendore dhe monitorimi i veprimeve të tyre në lidhje me ndihmën ndërkombëtare për rimëkëmbjen e familjeve pas tërmetit” projekt i cili realizohet me mbështetjen e Qeverisë Suedeze përmes organizatës “Rrjeti i Fuqizimit të Gruas-AWEN.” Në këtë tryezë u diskutua puna e GADC-së për monitorimin e proçesit të rindërtimit pas tërmetit në disa njësi administrative pilot, në Bashkinë Durrës si dhe situata socio - ekonomike e qytetarëve në njësitë administrative Sukth dhe Katund i Ri. Në këtë tryezë gjithashtu u diskutua në lidhje me (grante, projekte dhe hua) të grumbulluara për rindërtimin e Shqipërisë pas tërmetit të 26 nëntorit, në Konferencën e Donatorëve "Bashkë për Shqipërinë" organizuar në Bruksel në datë 17 Shkurt 2020.

Rimëkëmbja e familjeve të prekura nga tërmeti një vit pas konferencës së donatorëve u diskutua nga aktorë të ndryshëm përfshirë, përfaqësues të Qeverisë dhe të instituticioneve në nivel vendor, banorë të njësive bashkiake Sukth dhe Katund i Ri, institucionet publike si Avokati i Popullit dhe Komisioneri për Emergjencat Civile, donatorë që operojnë në Shqipëri dhe organizata të shoqërisë civile.

Diskutimi u fokusua edhe në rekomandime se si mund të kontribuohet për të menaxhuar fatkeqësi të tilla natyrore në të ardhmen në sajë të zbatimit të programeve të rindërtimit me qëllim rimëkëmbjen e shpejtë të familjeve të prekura nga tërmeti.

 

Lexoni buletinin informativ duke klikuar ketu

Opinions and
Suggestions

Open letter in regards to the handling of the case of Ms. Nazime Visha

Read more

GADC
Publications

GADC has prepared and published numerous publications on gender equality related issues.

GADC
Library

Search now for a title

Donors

Full list